LAJMI I FUNDIT:

Kampanjë kundër ndotjes së ajrit në Prishtinës

Kampanjë kundër ndotjes së ajrit në Prishtinës

Organizata PEN dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim, do të organizojnë kampanjën kundër ndotjes së ajrit në Sheshin e Prishtinës.

Aktiviteti mbahet në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, duke filluar në ora 07:00.


Kjo kampanjë do të jetë aktive gjatë tërë kohës në orarin e cekur dhe do të përfshijë vendosjen e kukullave me maska kundër ndotjes së ajrit, të cilat mbajnë mbishkrime sensibilizuese, matje të drejtpërdrejta të cilësisë së ajrit, nga anëtarët e projektit, si dhe do të rregullohet hapësira për informimin e qytetarëve, ofrimin e broshurave dhe maskave kundër ndotjes. /Telegrafi/