LAJMI I FUNDIT:

Kampanja e EFSA kundër etheve afrikane të derrave vazhdon për të tretin vit

Kampanja e EFSA kundër etheve afrikane të derrave vazhdon për të tretin vit

EFSA vazhdon përpjekjet për të ndaluar përhapjen e etheve afrikane të derrave në Evropë duke vazhduar fushatën për të tretin vit dhe fillon pilot aktivitete të reja në katër vende.

Një fushatë e madhe nga Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore zhvillohet për të tretin vit, për të vijuar me rritjen e ndërgjegjësimit për ethet afrikane të derrave (ASF) tek derrat në Europë. Duke targetuar rajonin juglindor të Evropës, fushata po zhvillohet në partneritet me autoritetet lokale dhe është duke u zhvilluar në tetëmbëdhjetë vende: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Republika Çeke, Estoni, Greqi, Hungari, Kosovë, Letoni, Lituani, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Poloni, Rumani, Serbi, Sllovaki, Slloveni.


Fermerët, veterinerët dhe gjuetarët do të jenë në qendër të fushatës, pasi ata kanë një rol të rëndësishëm në këshillimin e fermerëve për bio-sigurinë në fermë.

“Ethet afrikane të derrave janë sëmundje shumë ngjitëse që po përhapen në rajone në të gjithë Evropën, që më parë ishin të paprekura. Përhapja e sëmundjes është një kërcënim global dhe ka rezultuar në humbje shkatërruese për fermerët e derrave në Evropë dhe më gjerë”, thotë Bernhard Url, Drejtor Ekzekutiv i EFSA.

“Së bashku me partnerët tanë me autoritetet lokale po punojmë për të arritur tek fermerët, të cilëve u janë prekur bagëtia dhe mënyra e jetesës nga kjo sëmundje vdekjeprurëse. Fushata #StopASF synon të informojë fermerët, si dhe veterinerët dhe gjuetarët, se çfarë duhet të kenë kujdes me mesazhin tonë për zbulimin, parandalimin dhe raportimin.”

Fushata Stop Etheve Afrikane të Derrave është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Komisionit Evropian dhe organeve të tjera ndërkombëtare për të ndaluar përhapjen e ASF në BE dhe vendet fqinje.

Çfarë janë Ethet Afrikane të Derrit?

Ethet afrikane të derrave (ASF) është një sëmundje virale vdekjeprurëse që prek derrat shtëpiak dhe derrat e egër. Virusi është i padëmshëm për njerëzit, por ka pasoja të konsiderueshme socio-ekonomike në shumë vende. Nuk ka vaksina të aprovuara në Evropë, kështu që një shpërthim mund të çojë në therjen e një numri të madh derrat në zonat e prekura.

Kë synon fushata?

Fushata u drejtohet grupeve të njerëzve dhe individëve që vijnë në kontakt me derrat shtëpiak dhe derrat e egër, veçanërisht fermerët e derrave, gjuetarët dhe veterinerët. Me ndihmën e grupeve lokale të fermerëve, organizatave veterinare, shoqatave të gjuetisë dhe organeve të tjera përkatëse, fushata synon të rrisë ndërgjegjësimin se si të parandalohet përhapja e ASF.

Kuptoni më shumë

Vizitoni faqen e internetit të fushatës ASF të EFSA për më shumë informacion, si dhe të dhëna, infografika, postime të gatshme për përdorim në mediat sociale dhe materiale të tjera.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori