LAJMI I FUNDIT:

Kamionisti që përdhunoi gjashtë femra në rimorkio (Foto)

Kamionisti që përdhunoi gjashtë femra në rimorkio (Foto)

Tim Vafeades 56-vjeç, shofer i kamionit, ka përdhunuar gjashtë femra në kamionin e tij të cilin e quan ai “Twilight Express”, shkruan Mirror.

Një vajzë 19-vjeçe, një nga viktimat e Vafeades, ka deklaruar se është detyruar të kryej marrëdhënie seksuale me të mbi 100 herë, transmeton Telegrafi.

2


Ky shofer i kamionit ishte i fiksuar pas dhëmbëve të vampirëve, dhe kështu i detyronte edhe viktimat të bartin proteza derisa i përdhunonte.

19-vjeçarja ka thënë se ka qenë e robëruara e Vafeades për më shumë se gjashtë muaj, ku ishte ngujuar në kamionin e tij i cili kishte marrë emrin sipas filmit “Twilight”.

3

Vafeades i kishte ndaluar asaj të përdorë tualetet publike, dhe në rast se do të shikonte dikë tjetër në rrugë atë e priste rrahja brutale. Por, fatmirësisht policia ka arritur ta arrestojë pasi kishin vërejtur mavijosje nëpër trupin e vajzës.

4

Vafeades është dënuar më 20 vjet burgim në Utah të Shteteve të Bashkuara. Ndërkaq, gjykatësi ka bërë të ditur se ky shofer i kamionit ka qenë i fiksuar pas vampirëve, dhe se kishte përdorur fotoshopin për të realizuar fotografitë që e bënin të dukej se kishte dhëmbë të vampirit. /Telegrafi/