LAJMI I FUNDIT:

Kamioni Tesla tregon shpejtësinë e jashtëzakonshme gjatë fazës testuese (Video)

Kamioni Tesla tregon shpejtësinë e jashtëzakonshme gjatë fazës testuese (Video)

Tesla ka bërë të ditur së fundmi, se do të hyjë në industrinë e rëndë duke krijuar kamionin elektrik, që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e arrin për pesë sekonda.

Mirëpo, një video që ka rrjedhur në internet, tregon se si kjo makinë niset dhe lëvizë me shpejtësi të jashtëzakonshme, shumë më të madhe se që ishte thënë, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë, tregon nisjen e befasishme të kamionit, që nuk është parë ndonjëherë te makinat e tilla.

Ende nuk dihet se kur do të del në qarkullim, por është thënë se do të ketë mundësi të lëvizë për 800 kilometra, me vetëm një mbushje.

Konsiderohet se ky model do të jetë mjaft i shtrenjtë, pasi një tjetër që lëvizë për 480 kilometra me një bateri, do të jetë shumë më i lirë. /Telegrafi/