0Shares

Alfa Romeo nuk ka prodhuar ndonjëherë kamionë, por nëse do ta bënte dhe të kishte këtë pamje, të gjithë do e pëlqenin

Dizajneri korean Taekang Lee e ka ideuar dhe dizajnuar një kamion, i frymëzuar nga makinat e këtij prodhuesi italian, transmeton Telegrafi.

Kabina kryesore e këtij mjeti për transport të rëndë, në pjesën e përparme e ka formën e shkronjës V, si dhe elementet kryesore te Alfa Romeo.

Megjithëse ky kamion nuk duket se do të hyjë ndonjëherë në prodhim, së paku e dimë si duket dizajni i dukjes që do të kishte. Madje, të gjithë do donin ta kishin një të tillë.

Kohë më parë, Alfa Rome ka pasur bashkëpunim të ngushtë me Iveco, prodhuesin më të madh evropian të makina të mëdha për transport. Por, asnjëherë nuk kanë bashkëpunuar për një makinë kaq të madhe transporti. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)