LAJMI I FUNDIT:

Kamionët pa shofer, së shpejti do të lëvizin në rrugë (Video)

Kamionët pa shofer, së shpejti do të lëvizin në rrugë (Video)

Mos u habitni nëse së shpejti e shihni një kamion të madh duke lëvizur, e brenda nuk ndodhet shoferi.

Është ky kamioni i parë në botë që vozitet vet, andaj nuk nevojitet ta ketë askënd brenda.


Makina e pazakonte nga Daimler Freightliner, është licensuar së fundmi dhe pritet që së shpejti të lëvizë rrugëve, transmeton Telegrafi.

Mjafton që marshi të vihet në “pilot” dhe vetura kryen vet tërë funksionet tjera.

Sidoqoftë, shoferët e licensuar të kamionëve nuk duhet të brengosen menjëherë. Sërish nevojitet forca e njeriut, sepse këto makina nuk e kanë arritur “pavarësinë” e plotë. /Telegrafi/