0Shares

Ky është momenti shokues kur kamikazi hedh vetën në erë në një sulm terrorist në Keni, ku humbën jetën 21 persona.

Mediat lokale kanë transmetuar pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, ku shihet sulmuesi duke ecur i qetë në atë që duket të jetë tarraca e restorantit të hotelit, transmeton Telegrafi.

Aty fillimisht shihen dy persona duke parakaluar pranë tij, ku njëri prej tyre kthen kokën për ta shikuar më mirë pasi i dukej i dyshimtë.

Megjithatë vazhdon rrugën dhe i shpëton më të keqes, kurse sulmuesi qëndroi pranë tarracës për afro nëntë minuta dhe në fund aktivizoi bombën dhe hodhi vetën në erë.

Por, për shkak të pamjeve të rënda videoja është edituar, kurse pushuesit që i shpëtuan vdekjes shihen duke vrapuar në të gjitha anët që ishin të mbuluara me gjakun e viktimave.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi ekstremist Al-Shabab në Somali që ka lidhje të ngushta me Al-Qaeda. Në këtë sulm janë vrarë 21 persona si dhe pesë militantët që kryen aktin e tmerrshëm. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)