LAJMI I FUNDIT:

Kamerierët e ndoqën me shtupa miun që kishte hyrë në lokal (Video)

Kamerierët e ndoqën me shtupa miun që kishte hyrë në lokal (Video)

Miu që kishte hyrë në një lokal të McDonald’s në Croydon të Anglisë, është ndjekur me shtupa nga kamerierët.

Të pranishmit mbetën të hutuar, kur tre pjesëtarë të stafit nisën aksionin e pazakontë, ndërsa brejtësi u fsheh poshtë një dollapi, transmeton Telegrafi.


“Higjiena është ndër gjërat primare, andaj e kemi zbrazur lokalin, që të pastrohet prej ekspertëve”, ka thënë një zëdhënës i zinxhirit të dyqaneve.

Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në internet, si pjesë e të rriturit të vetëdijes mbi higjienën, së paku nëpër lokale ku shërbehet ushqim. /Telegrafi/