LAJMI I FUNDIT:

Kamerat me inteligjencë artificiale në kryeqytet, Mustafa nuk pajtohet me Ramën: Unë me shkopin tim, në qytetin tim nuk pajtohem të vëzhgohem

Kamerat me inteligjencë artificiale në kryeqytet, Mustafa nuk pajtohet me Ramën: Unë me shkopin tim, në qytetin tim nuk pajtohem të vëzhgohem

Ish-kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama lidhur me paralajmërimin për vendosjen e kamerave, duke thënë se nuk pajtohet që kryeqytetasit të futen në vëzhgim.

Mustafa në një postim në Facebook shkruan se nuk është e drejtë që të mbikëqyret mbikëqyrim çdo lëvizje të këmbëve e duarve, hundës e buzëve, e se kush me kënd gjendet në makinë… çdo përshëndetje të burrave e grave, të vajzave e të djemve, sepse mund tu krijojmë probleme, pa e bërë ata asnjë faj.


“Unë me shkopin tim, në qytetin tim nuk pajtohem të vëzhgohem nga kamerat, sepse shkopin e mbaj për arsye shëndetësore e jo që ta cenoj askënd”, shkruan ish-kryetari i Prishtinës.

Ai po ashtu u rekomandon udhëheqësve të Prishtinës që ta lexojnë një herë, dy herë e disa herë këtë shkrim para se t’i fusin të gjithë qytetarët në kamera ose para se qytetarët si njerëz të lirë t’i shndërrojnë një njerëz të dyshuar të cilët duhet vëzhguar.

“Në vitin 2012 edhe unë dhe bashkëpunëtorët e mi punonim të instalonim kamera në vendet më të frekuentuara të Prishtinës dhe në udhëkryqe. Në ndërkohë me dy bashkëpunëtorë shkova në vizitë në një shtet jo-evropian, i cili ishte dhe është nën tensionin e rrezikut të jashtëm dhe të sigurisë.

Na u demonstruan edhe vëzhgimet me kamera në një port të tyre. Për ta veprim i nevojshëm. Por ata nuk i konsideronin problem qytetarët e tyre por agresionin nga jashtë. Mua mu duk se Prishtina nuk ka arsye për këtë. Kur u ktheva ua kumtova bashkëpunëtorëve të mi se ne nuk duhet të bëjmë këtë, sepse nuk kemi të drejtë të mbikëqyrim çdo lëvizje të këmbëve e duarve, hundës e buzëve, e se kush me kënd gjendet në makinë… çdo përshëndetje të burrave e grave, të vajzave e të djemve, sepse mund tu krijojmë probleme, pa e bërë ata asnjë faj.

Unë me shkopin tim, në qytetin tim nuk pajtohem të vëzhgohem nga kamerat, sepse shkopin e mbaj për arsye shëndetësore e jo që ta cenoj askënd!”, shkruan ai.

Ndryshe, ditë më parë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ditë më parë ka bërë të ditur se për herë të parë në Prishtinë nga ky fillimvit do të vendosen kamerat e sigurisë të cilat do t’i monitorojë policia e vendit.

“Për herë të parë në Prishtinë, nga ky fillimvit do të vendosen kamerat e sigurisë të cilat do t’i monitorojë policia e vendit.

Prishtinasit së shpejti nën vëzhgimin e kamerave me inteligjencë artificiale, Rama: Do të identifikohen personat e përfshirë në vjedhje e hedhja e pavend e mbeturinave
Lexo po ashtu Prishtinasit së shpejti nën vëzhgimin e kamerave me inteligjencë artificiale, Rama: Do të identifikohen personat e përfshirë në vjedhje e hedhja e pavend e mbeturinave

Këto kamera kanë një inteligjencë të lartë artificiale, prodhim amerikano – kanadez, të cilat do t’na ndihmojnë që përmes policisë, të bëjmë identifikimin e personave të cilët hedhin mbeturina, parkojnë në trotuare apo vende ku nuk lejohet.

Po ashtu, përmes këtij sistemi, do të identifikohen, në kohë rekord, personat e përfshirë në vjedhje, rrahje apo çfarëdo vepre të tillë, dhe besojmë se do të ul numrin e këtyre rasteve dhe rrisë nivelin e sigurisë në kryeqytet.

Personat të cilët me makina hynë gabim në rrugë një kahësh, bëjnë tejkalim në vi të plotë ndarëse, apo udhëtojnë me veturë të paregjistruar, do të identifikohen menjëherë nga këto kamera, të cilat do të japin sinjalet në qendrën e monitorimit në polici, duke ndikuar që shkelje të tilla të ndodhin sa më pak.

Kryeqyteti do të jetë më i sigurt!”, kishte shkruar Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori