LAJMI I FUNDIT:

“Kam shtuar peshë dhe nuk jam më 17 vjeç” – Jessie J reflekton për formën e saj në ndryshim dhe zbulon se dëshiron të provojë të bëjë një fëmijë tetë muaj pas abortit

“Kam shtuar peshë dhe nuk jam më 17 vjeç” – Jessie J reflekton për formën e saj në ndryshim dhe zbulon se dëshiron të provojë të bëjë një fëmijë tetë muaj pas abortit

Jessie J ka zbuluar se po përpiqet të bëj një fëmijë pasi pranon se kurrë nuk është ndjerë më e sigurt në trup.

34-vjeçarja mbeti shtatzënë me fëmijën e saj të parë vitin e kaluar pasi u përpoq për një fëmijë ‘vetë’, por në nëntor njoftoi se kishte abort.


Duke folur para turmës në një koncert në Londër këtë javë, këngëtarja reflektoi për ‘ndryshimin e formës’ dhe ‘shtimin në peshë’ së fundmi.

The Sun raporton se ylli u hap para turmës për planet e saj të së ardhmes, duke pranuar për fansat e saj se më në fund ndihet e qetë në jetën e saj pas vitesh ‘e humbur në Hollywood’.

"Dikush sapo më pyeti nëse isha shtatzënë" - Jessie J përgjigjet ndaj njerëzve që komentojnë pandjeshëm mbi peshën pasi ajo pësoi abort
Lexo po ashtu "Dikush sapo më pyeti nëse isha shtatzënë" - Jessie J përgjigjet ndaj njerëzve që komentojnë pandjeshëm mbi peshën pasi ajo pësoi abort

Duke bërë shenjë me kostumin vezullues që kishte veshur, Jessie kujtoi ‘të veshësh bikini dhe të kërcesh në klipin “Price Tag”… dhe të jesh 34 vjeç me këtë veshje është ndryshe tani”.

“Kam shtuar peshë dhe nuk kam qenë në palestër për shumë vite, por sinqerisht ndihem mirë. Unë nuk jam më 17 vjeç dhe dua të bëj një fëmijë dhe po përpiqem ta bëj këtë dhe trupi im po ndryshon formë”, tha ajo.

Në një rrëfim të gjatë prekës, Jessie J njofton se ka pësuar abort
Lexo po ashtu Në një rrëfim të gjatë prekës, Jessie J njofton se ka pësuar abort

Ajo gjithashtu i tha turmës: “Ndihem sikur njerëzit më kuptojnë më shumë sesa dhjetë vjet më parë. Nuk ishte e lehtë të shkruash këngë për gjëra të tilla si të qenit në klub apo djem. Nuk është ajo që jam”.

Të gjithë donin që unë t’i shkruaj ato këngë. Isha vetëm në Los Angeles dhe mbaj mend që shikoja në pasqyrë dhe isha e fiksuar pas të qenit perfekt. Ndihesha sikur duhej të isha ai që njerëzit donin të pranohesha.

"Nuk jam ndjerë kurrë më e vetmuar", Jessie J përlotet në koncert vetëm pak orë pasi njoftoi se kishte pësuar një abort
Lexo po ashtu "Nuk jam ndjerë kurrë më e vetmuar", Jessie J përlotet në koncert vetëm pak orë pasi njoftoi se kishte pësuar një abort

“E gjithë kjo gjë e të famshmëve është kaq e çuditshme për mua dhe se si njerëzit janë edhe më të fiksuar se si dukem unë”. /Telegrafi/