Gjatë mbrëmjes në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Bia Khalifa ka pasur një moment të ngrohtë dhe mjaft sentimental me Toney.

Ndërsa të dy qëndronin në dhomën e gjumit, Bia u afrua drejt tij dhe i tregoi se kishte ftohtë.


Me një ton të butë dhe paksa të përkëdhelur, ajo i kërkoi Toneyt një përqafim për t’u ngrohur.

BBVK/Instagram

Banori nuk hezitoi asnjë sekondë dhe menjëherë ia plotësoi dëshirën, duke e përqafuar fort.

Momenti u konsiderua nga shumë ndjekës si një nga afrimet më të sinqerta mes tyre, pasi të dy u panë të qetë, të relaksuar dhe të natyrshëm përkrah njëri-tjetrit.

BBVK/Instagram

Përqafimi zgjati disa çaste dhe krijoi një atmosferë intime, duke shtuar dyshimet se mes Bia Khalifës dhe Toneyt mund të jetë duke u krijuar një kimi e veçantë.

Ky gjest i vogël, por i ëmbël, ka bërë që fansat në rrjete sociale të komentojnë pafund, teksa presin të shohin si do të vijojë dinamika mes tyre në ditët në vijim. /Telegrafi/