LAJMI I FUNDIT:

“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tyson zbuloi gjendjen e rëndë para meçit

“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tyson zbuloi gjendjen e rëndë para meçit

Mike Tyson nuk e kurorëzoi me fitore rikthimin e tij të shumëpritur në ring këtë fundjavë, por në anën tjetër fitoi një shumë të majme parash.

Kjo pasi ikona 58-vjeçare e boksit u mposht nga Jake Paul (27), ndërsa zbuloi në rrjetet sociale se kishte qenë i sëmurë rëndë muajt e kaluar.

Lufta me Paul ishte planifikuar fillimisht për 20 korrik, por u shty pasi Tyson luftoi me probleme shëndetësore.


Sipas versionit zyrtar, ai vuante nga ulçera në stomak. Por situata ishte shumë më serioze nga sa supozohej të ishte, dhe këtë e ka treguar Tyson një ditë pas meçit.

Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Lexo po ashtu Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson

“Për pak sa nuk vdiqa në qershor. Kam bërë tetë transfuzione gjaku. Kam humbur gjysmën e gjakut dhe 11 kilogramë në spital dhe duhet të luftoj për t’u shëruar dhe për të luftuar përsëri”, ka shkruar Tyson në Twitter, duke zbuluar se kjo e bëri të ndihej si fitues.

Ndonëse në ring nuk pati një spektakël të vërtetë, lufta u shikua shumë.

Të paktën 60 milionë njerëz e ndoqën luftën, njoftoi Netflix, dhe mbetet për t’u parë nëse kjo ishte vërtet hera e fundit që Tyson hyri në ring.

Kjo është video që Netflix publikoi para duelit mes Tyson dhe Paul - ka 19 milionë shikime
Lexo po ashtu Kjo është video që Netflix publikoi para duelit mes Tyson dhe Paul - ka 19 milionë shikime

Meqë ra fjala, Mike fitoi 20 milionë dollarë për luftën kundër Jake Paul, ndërsa rivali i tij mori 40 milionë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

La Liga
Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

La Liga
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
Lionel Messi akuzohet për fyerje të rënda raciste

Lionel Messi akuzohet për fyerje të rënda raciste

La Liga
A do t'i hiqen titujt Man Cityt? Zbulohen detajet më të reja për 115 akuzat

A do t'i hiqen titujt Man Cityt? Zbulohen detajet më të reja për 115 akuzat

Premier League
Kalo në kategori