Kaio Jorge përfundoi testet mjekësore të Juventusit dhe hodhi një aludim për numrin e fanellës së tij.

Sulmuesi 19-vjeçar fluturoi nga Brazili dhe bëri testet e tij në qendrën stërvitore Continassa në Torino këtë pasdite.


Sipas raportimeve, ai përfundoi testet mjekësore pa ndonjë shqetësim të veçantë.

IMG 20210804 WA0082  1

Kaio Jorge gjithashtu shpërndau disa autografe, përfshirë momentin kur nënshkroi një flamur të Brazilit me emrin e tij dhe një numër, i cili dukej të ishte 21-shi.

Kjo është marrë si një aludim se është fanella që ai do të veshë në skuadrën e Juventusit këtë sezon.

Sipas raportimeve të fundit, Bernardeschi do të ndryshojë numrin e fanellës te Juventusi në 20, të njëjtin që kishte veshur për Italinë në EURO 2020, pasi kishte veshur më parë atë 33.

Ka pasur disa ndryshime të numrit në skuadrën e Biankonerëve për sezonin 2021/22, pasi Danilo ndërroi atë 13 me 6, ndërsa Juan Cuadrado e mori atë 11 nga ai 16. /Telegrafi/

telegrafi sport app