Pasi që i kishte kaluar mbi 72 orë duke u shfrenuar nëpër ahengje plot alkool, australiani Jay është zgjuar nga gjumi me tatuazhe në kapakët e syve.

Jay një i ri nga Melbourne adhurues i flaktë i sporteve ekstreme, është dashur t’i nënshtrohet një trajtimi me laser për t’i hequr tatuazhet në kapakët e syve, transmeton Telegrafi.


Por e gjithë kjo nuk ka kaluar pa u bërë publike, pasi stafi që i kishte hequr tatuazhet e kanë postuar në Instagram videon e procesit, në mënyrë që të tjerët ta mund të shohin turpin që e kishte përjetuar Jay.

2 2

Përbri videos së postuar, ishte shkruar një arsyetim se Jay ishte kënaqur paksa shumë gjatë pushimeve në Meksikë, ku kishte shkuar me disa shokë për të kërcyer nga një vinç i lartë.

Pasi kishte shëtitur dhe argëtuar nëpër ahengje për plot tri ditë, ai është zgjuar nga gjumi duke e shikuar veten në pasqyrë, ku edhe kuptoi se në kapakët e syrit kishte tatuazhe në të cilat shkruante “Party 2 impact”.

Heqja e tatuazheve në vende të ndjeshme siç janë kapakët e syve mund të jetë një proces shumë i dhimbshëm, që edhe mund ta shihni reagimin e tij në video. /Telegrafi/