LAJMI I FUNDIT:

Kallëzimi penal ndaj Kusari-Lilës, Prokuroria autorizon Policinë që të ndërmarrë veprime hetimore

Kallëzimi penal ndaj Kusari-Lilës, Prokuroria autorizon Policinë që të ndërmarrë veprime hetimore

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar nga Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Gjakovës, që të ndërmarrë veprime hetimore, pas kallëzimit penal që ka ushtruar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ndaj ish-kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Në kallëzimin penale të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, AAK-ja po pretendon se Kusari-Lila e ka keqpërdorur detyrën zyrtare në kohën sa ka qenë në krye të Komunës së Gjakovës.

Kërkesën për ndërmarrjen e veprimeve hetimore ndaj Kusari-Lilës, për “Betimi për Drejtësi”, e ka bërë të ditur zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Yllka Shehu.


“Pas pranimit të kallëzimit penal të parashtruar nga partia politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjakovë, me datë 04 nëntor 2021, Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, më 30 nëntor 2021, ka bërë kërkesë për ndërmarrjen e veprimeve të caktuara hetimore, Stacionit Policor në Gjakovë, Njësitit të Hetimeve të Krimeve Ekonomike.”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Tutje sipas prokurorisë, nga ana e Policisë ende nuk kanë pranuar raportin me informatat e kërkuara nga prokurori i çështjes.

Ndryshe, sipas kallëzimit penal, me vendimin e 25 marsit 2014, Kuvendi i Komunës së Gjakovës kishte marrë vendim për shpalljen e interesit publik për pronat private në dobi të Komunës së Gjakovës, për realizimin e projektit të rrethrrotullimit, në kryqëzimin e rrugëve “Tirana” dhe “Skënderbeu”, në parcelat e evidentuara në emër të familjes Bakija”.

Tutje thuhet se, Kusari-Lila duke qenë në cilësinë e kryetares së Komunës së Gjakovës, ka arritur marrëveshje me familjen Bakija edhe pse jo në formë të shkruar, por se në bazë të dokumentacionit vërtetohet një gjë e tillë, ashtu që kompromisi është arritur për zhvendosjen e rrethrrotullimit, me ç’rast është krijuar hapësira e konsiderueshme në favor për familjen Bakija, respektivisht është shtuar sipërfaqja prej 930 metra katrorë.

Konfirmimin e këtij propozimi në fjalë, sipas kallëzimit penal ish-kryetarja e ka vërtetuar edhe përmes kërkesës zyrtare të 17 qershorit 2015, drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës, përkatësisht ish-ministrit Lutfi Zharku.

Këto veprime, sipas AAK-së, janë bërë me dashje në kundërshtim me Planin Rregullues Urban Revidimi Orize 1/8, sipas të cilit në një pjesë të këtij lokacioni parashihet gjelbërimi.

Tutje sipas tyre, këto veprime ajo i ka ndërmarrë krye në vete dhe në këtë mënyrë duke mënjanuar apo anashkaluar miratimin e këtij ndryshimi përmes procedurave të kërkuara.

Sipas kallëzimi penal, Kusari-Lila, duke qenë në cilësinë e personit zyrtar ka shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar dhe i ka tejkaluar kompetencat e saj, duke mos respektuar projektin e aprovuar të rrugës dhe rrethrrotullimit , dhe jo ta zhvendos atë.

Gjithashtu, sipas kallzimit penal ajo ka vepruar në kundërshtim me planin rregullues në fuqi, sipas të cili pjesa e vogël e mbetur nga prona e familjes Bakija kishte qenë e paraparë për gjelbërim dhe si të tillë ta shpronsojë, dhe jo ta rrisë këtë sipërfaqe duke krijuar hapësirë të mjaftueshme ndërtimin e objektit kolektiv për dobi të familjes Bakija, pa miratimin e Asamblesë Komunale në Gjakovë dhe në këtë mënyrë duke i shkaktuar dëm Komunës së Gjakovës.

AAK-ja i ka propozuar prokurorisë që të merret aktvendim për fillim të hetimeve për këtë rast.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori