LAJMI I FUNDIT:

Kallas dhe Rubio dakordohen që ta mbajnë ‘presionin maksimal’ mbi Rusinë

Kallas dhe Rubio dakordohen që ta mbajnë ‘presionin maksimal’ mbi Rusinë

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ranë dakord të mbajnë “presionin maksimal” ndaj Rusisë dhe të sigurojnë një paqe të qëndrueshme në Ukrainë, në bisedën e tyre të parë telefonike që nga kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Thirrja, e cila u zhvillua të martën në mbrëmje, preku gjithashtu sfidat e paraqitura nga Kina, një prioritet numër një për administratën Trump; situata në Lindjen e Mesme, duke përfshirë tranzicionin e pushtetit të Sirisë dhe fushatën e destabilizimit të Iranit; dhe mënyra të reja për të thelluar bashkëpunimin transatlantik.

Kallas dhe Rubio “ranë dakord mbi domosdoshmërinë e mbajtjes së presionit maksimal ndaj Moskës, për të ecur drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”, tha një zyrtar i BE-së me njohuri për bisedën për Euronews.


Rubio “përshëndeti zgjatjen e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, për luftën e saj kundër Ukrainës”, tha zëdhënësi i Sekretarit amerikan, transmeton Telegrafi.

Komentet ndihmojnë në zbutjen e dyshimeve të Evropës për strategjinë e Trump, për t’i dhënë fund pushtimit.

Gjatë fushatës së tij presidenciale, republikani kishte kritikuar ashpër ndihmën për Ukrainën dhe premtoi t’i jepte fund luftës “në 24 orë”, gjë që ngjalli frikën për një marrëveshje të shpejtë që do të përfitonte më shumë Moska sesa Kievi.

Por menjëherë pas marrjes së detyrës, Trump zbuti pretendimet e tij, duke pranuar se rezoluta do të merrte muaj, apo edhe më shumë.

Javën e kaluar, presidenti kërcënoi se do ta godiste Rusinë me “nivele të larta taksash, tarifash dhe sanksionesh”, nëse presidenti Vladimir Putin refuzonte “të bënte një marrëveshje”.

Komentet e ashpra ndikuan në vendimmarrjen e Hungarisë: Kryeministri Viktor Orbán, një aleat i ngushtë i Trump, ngriti mundësinë e bllokimit të rinovimit të të gjitha sanksioneve sektoriale kundër Rusisë.

Ai më vonë u tërhoq pasi siguroi një deklaratë jodetyruese mbi solidaritetin e energjisë.

Brukseli tashmë po përgatit një paketë të re kufizimesh kundër Kremlinit.

Megjithatë, ka shumë pasiguri në lidhje me të ardhmen e marrëdhënieve BE-SHBA. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia

"Mos u shqetësoni shumë për Putinin, se do të përfundoni si Evropa", Trump u drejtohet amerikanëve

Botë
Zelensky i gatshëm për “shkëmbim”, thotë se do të heqë dorë nga posti në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Zelensky i gatshëm për “shkëmbim”, thotë se do të heqë dorë nga posti në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Evropa
Zelensky: Marrëdhëniet me SHBA-në do t'i shpëtojë por nuk do t'i lëshojë Rusisë asnjë territor

Zelensky: Marrëdhëniet me SHBA-në do t'i shpëtojë por nuk do t'i lëshojë Rusisë asnjë territor

Botë
Edhe pse Trump pretendon se Zelensky nuk e falënderoi

Edhe pse Trump pretendon se Zelensky nuk e falënderoi "mjaftueshëm" SHBA-në, faktet flasin ndryshe

Evropa
Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Botë
Kalo në kategori