Sipas ekspertëve, vendimi i Këshillit Gjyqësor pranë Gjykatës Themelore – Shkupi 1, për ta refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike për qasje në serverët e “Telokomit të Maqedonisë”, është vetëm një prej obstruksioneve të shumta, që institucionet i bëjnë ndaj kësaj Prokurorie, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Profesori universitar Gordan Kalajxhiev, thotë se refuzimi i Gjykatës Themelore – Shkupi 1, për të urdhëruar qasje në sistemet kompjuterike të një prej operatorëve telefonikë në Maqedoni, praktikisht paraqet pengesë ndaj drejtësisë.
“Është e qartë se këtu më pak ndikim ka e drejta dhe faktet, ndërsa më shumë ndikim ka politika por edhe interesa të caktuara. Shohim se disa prej rasteve që një kohë të gjatë Gjykata i refuzon, u jepen gjykatësve të njëjtë, të cilët janë nën ndikimin e kryetarit të Gjykatës”, u shpreh për TV21, Gordan Kallajxhiev, profesor universitar.
Sipas avokatit Janaki Mitrovski, veprimet e këtilla të Gjykatës Themelore, e çojnë PPS-në në një qorrsokak ligjor.
“Në këtë moment për fat të keq nuk kanë opsion tjetër dhe këtu përsëri paraqitet nevoja për themelimin e një departamenti të veçantë gjyqësor. Kjo është edhe lëshimi kryesor në Marrëveshjen e Përzhinës”, tha Janaki Mitrovski, avokat.
Në kumtesën e djeshme të PSP-së, shkruan se Gjykata e ka refuzuar kërkesën, me arsyetim se e njëjta ka qenë e paqartë dhe joprecize, edhe pse siç thonë nga Prokuroria, është theksuar qartë se kërkohen të dhënat kompjuterike të ruajtura në serverët e operatorit.
Nga ana tjetër, nga “Telekomi i Maqedonisë” muajin e kaluar thanë se me kohë u janë përgjigjur të gjitha kërkesave të PSP-së dhe se gjatë hetimit mbeten të hapur për bashkëpunim të mëtejshëm me institucionet kompetente.
Me reagim të ngjashëm doli edhe “Deutsche Telekom”. Ata thonë se sipas informatave që kanë, kolegët maqedonas plotësisht bashkëpunojnë me organet shtetërore në mbështetje të hetimit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë