Me të parë makinën e hapur të policisë, derisa policët besohet se ishin duke blerë ushqim, një kalimtar nuk ka hezituar dhe ka hyrë për të bërë xhiro në një lagje të Peterborough të Anglisë.

Derisa filmohej nga miqtë, ai voziste ngadalë në atë zonë, me sirenat  dhe dritat e ndezura, duke ngjallur shqetësim te të pranishmit, transmeton Telegrafi.

“Ky është polici më i ri” është dëgjuar duke thënë njëri në sfond, ndërsa ai përshëndeste nga karrigia e veturës zyrtare.

Ngjarja është shpërndarë në një llogari në YouTube, ku tregohet për shofer të pandërgjegjshëm, ndërsa ende nuk dihet nëse është ndaluar për veprimin e bërë. /Telegrafi/