Kryeqyteti shqiptar po bëhet gati për festat e 28-29 Nëntorit, ndërsa bashkia Tiranë ka parashikuar edhe një kalendar të pasur me aktivitete dhe ngjarje kulturore gjatë këtyre ditëve.
Enida Mara, specialiste pranë Drejtorisë së Përgjithshme e Promovimit të Qytetit, tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se bashkia e Tiranës ka planifikuar disa aktivitete në bashkëpunim me individë, shoqata artistike dhe institucione të ndryshme në vend.
Panairi i Artizanëve nis sot (27 nëntor) dhe do të zhvillohet te Pazari i ri, zona e Markatës së Gjelbër.
“Festivali i Artizanatit dhe Qeramikës” do të shfaqë dhe mbështesë diversitetin dhe aftësitë e jashtëzakonshme të artizanëve lokalë në disiplina të ndryshme artizanale. Ky festival synon të krijojë një treg plot jetë ku artistët, zejtarët dhe krijuesit mund të shfaqin punën e tyre, të angazhohen me publikun dhe të nxisin vlerësimin për mallrat e punuar me dorë. Festivali do të shfaqë një shumëllojshmëri produktesh të punuar me dorë, duke përfshirë qeramikë, bizhuteri, tekstile, punime druri, punime metalike, artikuj lëkure dhe më shumë. Çdo artizan do të ketë një zonë ekspozimi ku vizitorët mund të shikojnë dhe blejnë krijimet e tyre. Tregu do të ofrojë artikuj unikë, të veçantë, duke promovuar idenë e mbështetjes së talenteve vendase mbi produktet e prodhuara në masë”, tha Mara.
“Në të njëjtën datë, është teatri “Linda” që shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar, ndërsa koncerti “Eloquent Echoes” do të jepet në ambientet e Kishës Katolike në kryeqytet. “Ky projekt synon të paraqesë përpara publikut të kryeqytetit instrumentistë të rinj, si dhe pedagogë në Real Conservatorio Superior de Musica de Madrid, si dhe Korin “Siparantum”, një ndër koret më të mira aktualisht në rajon”, u shpreh Mara për ATSH.
“Parada kuqezi” mbahet në 28 Nëntor dhe nis nga sheshi “Nënë Tereza”, midis Pallatit të Koncerteve dhe Presidencës dhe do të përshkojë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’u mbyllur në sheshin “Skënderbej”. Parada do të realizohet për të dytin vit radhazi, duke i dhënë kryeqytetit rolin e një qendre të përbashkët për kremtimin e Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë.
“Nata e Bardhë” në Tiranë është një tjetër festë që për çdo vit mbyll në mënyrë simbolike festimet e 28 dhe 29 Nëntorit, datat më të rëndësishme për shqiptarët. “Shqipëri, o vendi im” është koncerti simfonik që do të mbahet në 29 Nëntor në sallën “Ferdinand Deda”, të RTSH. Ky koncert mbahet për Festat e Nëntorit dhe me kolonat zanore të filmave shqiptarë.
Specialistja pranë bashkisë së Tiranës, pohon për ATSH se në varësi të kushteve atmosferike, është menduar ndezja e dritave të pemës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri në 30 nëntor.
“Në rast se shiu do t’i “prishë” këto plane, ndezja e dritave do të bëhet në 2 dhjetor. “Këndojmë rreth pemës 2025” është tashmë një pjesë e rëndësishme dhe zyrtare e dekorit festiv. Pjesë e rëndësishme e këtij manifestimi është data e vendosjes së pemës, gjithashtu dhe ndezja e dritave që përbën një prej elementeve të rëndësishëm të këtij rituali. Qëllimi i këtij projekti është organizimi i një koncerti me muzikë festive korale në sheshin “Skënderbej” me rastin e ndezjes së dritave të pemës së Krishtlindjes”, shton Mara.
“Duar të lashta” dhe ekspozita “Karamello by Marco Campardo” do të jenë dy aktivitete që organizohen në 30 nëntor, ndërsa në 2 dhjetor do të transmetohet në TV Klan, edicioni i 10-të i “Krishtlindje në Tiranë”.
“Ky projekt do të sjellë një mbrëmje festive përmes performancave të artistëve shqiptarë më në zë si dhe me pjesëmarrjen e veçantë të disa artistëve ndërkombëtarë. Në këtë mbrëmje do të ketë edhe këngëtarë të ftuar si Leonora Poloska, Kamela Islamaj, Redon Makashi, Kejsi Tola, Alma Bektashi, Vivian Biagioni etj. Ndërsa të ftuar ndërkombëtarë do të jenë kantautori i famshëm italian Alan Sorrenti dhe grupi i famshëm grek “Droulias Brothers”. Ky spektakël do të drejtohet nga Eni Çobani dhe Albert Dumani”, thotë Mara.
Një ditë më pas, në 3 dhjetor do të mbahet “Festivali i parë Kombëtar për Personat me Aftësi të Kufizuara (PAK)” në ambientet e Teatrit Kombëtar, një festival ky gjithëpërfshirës me target grupin e moshave 11-25 vjeç, për t’i dhënë mundësinë fëmijëve dhe të rinjve tipikë dhe atipikë, nga e gjithë Shqipëria. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në ‘Instagramin’ e grupit terrorist ‘Brigada e Veriut’

Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet e qeverisë për rritjen e pagave, jo vetëm kërkesat e LSM-së

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua Festivali i Matematikës

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës