LAJMI I FUNDIT:

Kalasë së Tetovës i duhet përkujdesje institucionale

Kalasë së Tetovës i duhet përkujdesje institucionale
Foto: Radio Evropa e Lirë

Për punën e Kalasë, duhen mjete të mëdha të cilat mund të sigurohen vetëm nga buxheti i shtetit, thonë nga Muzeu i Tetovës.

Kalaja e Tetovës në kodrën Baltepe, edhe pse është trashëgimi me vlerë historike, tanimë gjashtë vite nuk ka përkujdesje institucionale.


Nga vitit 2008 deri në vitin 2012 është zhvilluar projekt për kërkime arkeologjike, ndërsa prej atëherë nuk ka punë të përfunduara profesionale për ruajtjen e kësaj përmendore nga koha e periudhës osmane.

Në një pjesë të objekteve vërehet neglizhenca, të mbuluara nga bari, ndërsa disa prej tyre po rrënohen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Miqo Stojçeski, drejtor i Muzeut të Tetovës thotë se institucionet po mendojnë për restaurimin e objektit. Ndërsa shton se për punën e Kalasë duhen mjete të mëdha, të cilat mund të sigurohen vetëm nga buxheti i shtetit.

“Ka shumë punë për t’u bërë në atë pjesë, duhet aksion arkeologjik. Unë personalisht jam angazhuar dhe kam dorëzuar kërkesë në Ministrinë e Kulturës, ndërsa vetë ministri e ka vizituar këtë lokalitet dhe ka thënë se dëshiron që të ndihmojë dhe të organizohet buxhet”, tha për REL, Stojçeski.

Kalaja e Tetovës si fortesë në shekullin 19 ka filluar ta ndërtojë Rexhep Pasha. Ajo konsiderohet se 108 metër katror dhe është e pasur me porta, kulla, saraje, kuzhina, banjo, bunar dhe gjëra tjera të ngjashme. Me restaurimin e këtyre objekteve, do të ketë hapësira për muze.

Deri në maje të Kalasë ekziston rrugë e asfaltuar, e cila shpesh përdoret për ecje dhe vrapim rekreativ nga qytetarët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori