LAJMI I FUNDIT:

​“Kalabria” me çerdhe të re, Ahmeti thotë se i plotëson të gjitha standardet

​“Kalabria” me çerdhe të re, Ahmeti thotë se i plotëson të gjitha standardet

Bashkimi Evropian në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës kanë përuruar sot çerdhen “Cicërimat” në lagjen “Kalabria” të Prishtinës me kapacitet të përgjithshëm prej 120 fëmijësh.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti tha se kjo çerdhe i plotëson të gjitha standardet e nevojshme për fëmijë, derisa bëri të ditur se projekti për ndërtimin e çerdheve do të vazhdojë në lagjen ‘Dardania’.


“Kjo është çerdhja e parë në këtë lagje. Falënderoj Komisionin Evropian që e ka financuar këtë çerdhe me 620 mijë euro për 120 fëmijë. 85 janë pranuar menjëherë dhe të hënën fillon puna… Me KE tash kemi çerdhen e radhës në ‘Dardani’ për shkak të kërkesës së madhe në lagje. Besoj që javën e ardhshme del në tender, ndërsa në ketë periudhë jemi duke i projek tuar me arkitektët tonë çerdhet në ‘Kolovicë’ dhe ‘Veternik’, të cilat janë tepër të rëndësishme. Besoj që me ketë arrimë diku 20 çerdhe në Komunën e Prishtinës, ku nuk kemi më asnjë lagje pa çerdhe. Ideja është që para përfundimit të mandatit tim t’i përfundojmë edhe këto dy çerdhe”, u shpreh Ahmeti.

Luigi Brusa nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë tha se investimet nga ana e IPA-së për ndërtimin e çerdheve për fëmijë do të ndihmojnë në edukimin e gjeneratave të reja. Ai me këtë rast ka bërë të ditur se shumë shpejt edhe 6 çerdhe të reja do të ndërtohen në të gjithë Kosovën.

“Kjo ndërtesë do të ndihmojë në mbrojtjen dhe formimin dhe edukimin e gjeneratave të reja. Në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe komunat e tjera së shpejti edhe 6 çerdhe të reja do të ndërtohen në tà « gjithë Kosovën me financimin e IPA-së dhe kjo tregon përkushtimin tonë për rininë dhe gjeneratat e ardhshme të Kosovës. Kemi besim në Kosovë dhe besojmë te gjeneratat e reja që po sjellin perspektiva të reja në vend dhe gjithashtu edhe ne kemi perspektiva të reja, pasi kemi një qeveri të re dhe energji të reja në çdo drejtim”, deklaroi Brusa. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori