LAJMI I FUNDIT:

Kaia Gerber shfaqet elegante gjatë një dalje të qetë në New York

Kaia Gerber shfaqet elegante gjatë një dalje të qetë në New York

Ajo shpesh kthen kokën e të gjithëve me kombinimet e saj mahnitëse në pasarelë.

Por Kaia Gerber dëshmoi se mund të ishte elegante edhe jashtë detyrës të mërkurën kur u pa gjatë një dalje të qetë në New York.

Modelja u pa e veshur me një pallto elegante ngjyrë kafe, të cilën e bashkoi me një kapele me ngjyrat kaltër e bardhë e realizuar me grep, teksa ecte në rrugë.

Kaia kombinoi pallton dhe kapelën e saj me një bluzë të thjeshtë të bardhë, pantallona të zeza dhe çizme të zeza.

Kendall Jenner, Cindy Crawford dhe të tjera modele nderojnë Virgil Abloh në shfaqjen Off-White
Lexo po ashtu Kendall Jenner, Cindy Crawford dhe të tjera modele nderojnë Virgil Abloh në shfaqjen Off-White

20 vjeçarja aksesonte pamjen e saj me syze dielli të errëta dhe një çantë të zezë Celine të mbështjellë mbi trupin e saj.

Vajza e supermodeles Cindy Crawford dhe biznesmenit Rande Gerber u shfaq në humor të mirë teksa merrej me telefonin e saj ndërsa ishte jashtë dhe në qytet.

Kaia Gerber ka një mënyrë të veçantë të vendosjes së parfumit
Lexo po ashtu Kaia Gerber ka një mënyrë të veçantë të vendosjes së parfumit

Ndërkohë që karriera e Kaias ka qenë e ngarkuar së fundmi, pas javëve të fundit të modës, ajo i ka kushtuar jo pak kohë edhe jetës personale. /Telegrafi/