LAJMI I FUNDIT:

Kai Havertz zbulon ‘ambicien e madhe’ te Chelsea

Kai Havertz zbulon ‘ambicien e madhe’ te Chelsea

Kai Havertz ka zbuluar “ambicien e tij të madhe” në Chelsea, me përfaqësuesin gjerman që shpreson që sezonin 2020-21 ta mbyll me një trofe në duart e tij, pasi ende nuk ka pasur një të tillë në duart e tij.

Gjatë sezonit të tij të fundit në Bayer Leverkusen, 21-vjeçari u fut në një distancë të madhe nga trofetë, pasi në Gjermani zakonisht fitoheshin nga Bayern Munich.

Kalimi i Havertz në Stamford Bridge nuk ka shkuar sipas planifikimeve, pasi ende nuk e ka justifikuar çmimin prej 70 milionë funtesh, por ekipi i Thomas Tuchel po kërkon të fitojë trofe dhe të përmbushë pritjet e tifozëve dhe të pronarit.


Trajneri i Bayernit, Flick e pranon se dështuan në transferimin e tre yjeve të Chelseat
Lexo po ashtu Trajneri i Bayernit, Flick e pranon se dështuan në transferimin e tre yjeve të Chelseat

Havertz ka folur për faqen zyrtare të Chelseat para përplasjes çerekfinale të Kupës FA me Sheffield United të dielën, duke thënë se dëshiron ta mbyll sezonin me trofe.

“Është një ambicie e madhe e imja për të fituar trofe në Chelsea”, ka thënë fillimisht Havertz për faqen zyrtare të Bluve.

“Kur luan për Chelsean gjithmonë dëshiron të fitosh trofe. Ne jemi në një pozitë shumë të mirë, por kemi një rrugë të gjatë para nesh”.

“Ne duhet të futemi në çdo ndeshje sikur të jetë një finale. Nuk ka asnjë shans të dytë, ne duhet ta fitojmë këtë lojë për të kaluar në raundin tjetër”.

“Shpresojmë se kemi një ditë të mirë të dielën dhe kalojmë në raundin tjetër”, përfundoi ylli gjerman. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori