LAJMI I FUNDIT:

Kadriu: Vendimet e Arbitrazhi mund t’i tronditë financat e Kosovës

Kadriu: Vendimet e Arbitrazhi mund t’i tronditë financat e Kosovës

Deputetja e pavarur, Margarita Kadriu-Ukelli, ka deklaruar se buxheti i taksapaguesve po rrezikohet me afër 500 milionë euro, si pasojë e detyrimeve të mundshme financiare të Kosovës për pretendimet e kompanive që kanë ushtruar padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Ajo si iniciuese e debatit për këtë çështje, në mbështetje të nëntë deputet tjerë nënshkrues, ka thënë se bëhet fjalë për 500 milionë euro të qytetarëve të Kosovës, të cilat mund t’i humbim dhe duhet t’i paguajmë.


Kadriu-Ukelli përmendi rastin e pasaportave, ku Arbitrazhi ka vendosur që Kosova të paguaj mbi 5 milionë euro.

Sipas saj, rasti i dytë është ai me Z-Mobil, e cila pretendon se ka humbur mbi 22 milionë euro, dhe rasti i fundit është me privatizimin e PTK-së, ku firma e shpallën fitues Axsos ka paditur Kosovën për anulimin e tenderit.

“Nëse këto dy lëndë të tjera do të jenë në favor të ankuesve, kjo do t’i tronditë financat e Kosovës”, tha Kadriu-Ukelli.

Ajo ka ngritur dilemën se ka mundësi që dikush ka kurdis çështjen e PTK-së në Arbitrazh, duke dashur që Kosova të paguaj shuma të majme.