LAJMI I FUNDIT:

Kadriu: Të formohet institucion mbikëqyrës për respektimin e dygjuhësisë

Kadriu: Të formohet institucion mbikëqyrës për respektimin e dygjuhësisë

Tabela në dy gjuhë në të gjitha institucionet shtetërore, është vetëm njëri nga segmentet që parasheh propozim-ligji i pajtuar mes partive politike, e që është kusht për formimin e qeverisë.

Profesori universitar Osman Kadriu i konsultuar nga partitë rreth kushtetutshmërisë për propozime të caktuara, thotë se propozimi për dygjuhësinë parasheh formimin e një agjencie për gjuhë, i cili do ta mbikëqyr zbatimin e ligjit.


“Parashikohet Inspektorat në kuadër të Agjencisë që do të ketë kompetenca që ta ndjek se si do të zbatohet gjuha shqipe nga institucionet. Inspektorati do të ketë në kompetencë të ushtron edhe fletë paraqitje për gjobë në qoftë se vërehet se institucionet nuk i përmbahen ligjit në fjalë kur punohet për zbatimin e gjuhës shqipe përdorimin e saj, zbatimi të jetë i rregullt i plotë, ligjor, të respekton rregullat gramatikore e kështu me radhë”, u shpreh për TV21 Osman Kadriu./Telegrafi/