LAJMI I FUNDIT:

Kadrijaj: Buxheti vetëm sa e rrit korrupsionin

Kadrijaj: Buxheti vetëm sa e rrit korrupsionin

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj duke diskutuar për buxhetin sot në Kuvendin e Kosovës tha se nuk ka investime për gjelbërimin e ambientit të Kosovës.

Ky buxhet sipas Kadrijajt rrit vetëm korrupsionin ngase është i orientuar në autostrada dhe asfalt.


“Do të duhej të luftohej informaliteti dhe të mos kërcënohen veteranët e luftës për pension”, tha Kadrijaj.

Sipas saj investimet në rajonin e Dukagjinit janë të vogla. Kadrijaj tha se me rreth 55 milionë euro nuk mund të ketë investime në bujqësi dhe të rimëkëmbet ky sektor mjaft i çmueshëm për vendin.

Kadrijaj tha se Doganat e Kosovës janë burim kryesor i arkës së shtetit, dhe për vitin 2017 mbetet një sfidë, ngase në vitin 2017 do të duhet të inkasojë 1 miliardë e 100 milionë euro.

Edhe Kadrijaj u shpreh e shqetësuar për buxhetin për shëndetësi pasi sipas saj është i njëjtë dhe do të vazhdojë të përballet me shumë sfida.