LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Fitoren në luftën kundër korrupsionit do e arrijmë duke forcuar pjesëmarrjen e qytetarëve

Veseli: Fitoren në luftën kundër korrupsionit do e arrijmë duke forcuar pjesëmarrjen e qytetarëve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë tha se ndihet krenar që institucioni i Kuvendit është institucioni më transparent në Republikën e Kosovës.

“Ne krenohemi që kemi ndërtuar një demokraci funksionale, me zgjedhje të lira e të ndershme, me procese zgjedhore të pakontestuara me standarde të larta që certifikohen nga institucionet ndërkombëtare monitoruese më prestigjioze. Ne krenohemi edhe me lirinë e fjalës dhe të mediave, që i jep dinamizëm e pasuri lulëzimit të demokracisë sonë”, tha Veseli në fjalën e tij në hapje të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë.


Duke folur për rrugëtimin që Kosova ka bërë për të arritur këtu ku është, Veseli nuk ka harruar t’i përmend të gjithë ata që kanë sakrifikuar, ndërsa tha se ka ende punë për t’u bërë.

“Republika e Kosovës, falë ndihmës dhe partneritetit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian ka bërë shumë në ndërtimin e institucioneve demokratike në vend. Por shumë ende ngelet për t’u bërë, dhe një ndër kërcënimet më të mëdha që i kanoset demokracisë sonë dhe të gjithë arritjeve që ka bërë shteti ynë në këto 11 vjet jetë është korrupsioni”, tha Veseli.

Veseli shtoi se klasa politike duhet që të bëjë çmos që të përballen me këtë fenomen por jo me retorika por me plane dhe nisma konkrete.

Me këtë rast ai foli për planin e tij konkret për ta çrrënjosur këtë fenomen.

“Prandaj kam propozuar një plan gjithëpërfshirës për ta çrrënjosur korrupsionin dhe nepotizmin dhe pjesë thelbësore pa dyshim është forcimi i pjesëmarrjes së qytetarëve në luftimin e kësaj dukurie. Me ne bashkë do ta fitojmë këtë luftë, me ne bashkë do ta bëjmë ekonominë më të mirë, sovranitetin tonë më të fuqishëm dhe lidhjen tonë me SHBA dhe BE edhe më të ngushtë”, tha kryeparlamentari Veseli.

Veseli ka folur edhe për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 6 tetor. Ai ka ftuar të gjitha partitë politikë që të bëjnë një fushatë sa më të qetë dhe dinjitoze për të pasur një proces sa më të rregullt elektoral. ​/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori