LAJMI I FUNDIT:

Kadrie Canolli, mes dashurisë për sportin dhe ekranin

Kadrie Canolli, mes dashurisë për sportin dhe ekranin
Kadrie Canolli, Foto: Arton Humolli

‘E qetë dhe e bukur sikur lulja, e pastër, e kthjellët sikur qielli dhe e ngrohtë sikur dielli’, ky do të ishte me një fjalë përkufizimi për Kadrie Canollin, gazetaren e sportit në Televizionin Dukagjini!

Intervistoi: Gazmend Kajtazi


Shumë vajza magjepsen nga magjia që të ofron ekrani, aq më shumë kur janë pjesë e botës së modës. I tillë është edhe rasti i Kadrie Canollit, të cilën më parë e njihnim prej kopertinave, prej fotove që na krijonin atë përfytyrimin perfekt të saj.

Pasi kishte ‘shëtitur’ nëpër disa profesione, Kadria, sikur e ka zgjedhur profesionin e zemrës dhe të shpirtit, gazetare televizive, e ngjarjeve sportive.

Ajo e do ekranin dhe skenën, e po kaq shumë ekrani dhe skena e do atë. Ecë me trendet e kohës. Me një optimizëm ngjitës dhe me ide të qarta për të ardhmen e afërt dhe të largët.

Për aq vite që e shohim në ekran, Kadria ka krijuar figurën e moderatores ku poshtë komenteve të fotove nuk ka vrer, as e atakime, aq më pak fyerje. Vetëm zemra të kuqe dhe shumë dashuri. Ama është diçka që e provon dhe ndjen përditë: të kërkosh më shumë nga vetja.

Për këto e të tjera detaje, Kadria tregon vetë…

Kadri Canolli, Foto: Arton Humolli

Kadrie, ka kohë që ju jeni bërë një figurë emblematike e ekraneve dhe pasarelave. A jeni e kënaqur me trajektoren e arritjeve apo jeni në kërkim të epitomës karriristike.

Fillimisht ju falënderoj shumë për intervistën, kurse sa i përket pyetjes suaj, pa modesti mund të them se jam e plotësuar në të gjitha aspektet dhe kjo është si rrjedhojë e fatit dhe falënderuese ndaj Zotit që më ka dhuruar dhuntinë dhe shëndetin e plotë si parakusht për arritjen e qëllimeve të mija, falë sakrificave të shumta ndër vite.

Në natyrën e njeriut përherë dominon një dëshirë për të pushtuar sa më shumë hulli të famës. Ka njerëz të cilët thonë se ja që fama qenka një mallkim për njeriun. A e ndani edhe ju këtë mendim?

Nëse arrijmë ta krijojmë një famë të ndjeshme, nuk mendoj që është mallkim. Për vet faktin se jemi persona publik, ndoshta ndonjëherë edhe paragjykohemi, e mbase edhe mallkohemi, por është me rëndësi që të jemi në rregull me veten. Gjithmonë më ka tërhequr më shumë puna me logjikë të shëndoshë dhe me dozën e domosdoshme të intelektit, sepse çelës për çdo arritje është talenti dhe puna. Ndaj, punën e bëj nga dashuria, pasi dëshira për famë më ka kaluar prej kohësh.

Poqese do të kishit ndonjë rast për ta ndryshuar rrënjësisht profesionin tuaj, cili do të ishte ai pengu i dytë?

Deri më tashti nuk e kam menduar një gjë të tillë. Ajo që ka të bëjë me profesionin tim, them se e kam bërë zgjedhjen e duhur në kohë të duhur. Dilemat mungojnë prandaj jam e kursyer nga ngacmimi i tyre.

Kadrie Canolli, Veshja: Guess

Jeta juaj është e ndarë në shumë pjesë, të themi figurativisht. Një përqindje i takon modelimit, tjetra aktrimit, kurse më shumë se gjysma moderimit. Ku e gjeni veten më komode?

Që të jem e sinqertë, aktrimi nuk është që më ka joshur shumë dhe nuk kam pasur raporte aq të ngrohta me të. Shih për këtë, nuk e shoh veten aktore të karrierës. Rolet që kam realizuar më tepër i kam bërë për shkak se ishin aktuale për kohën, por edhe më kanë sjellë begati materiale. Megjithatë, jam e kënaqur me rolet dhe falënderuese ndaj atyre që më besuan. Ndërsa lidhur me modelimin, tashmë i jam përkushtuar me tërë qenien time dhe me kënaqësi të madhe e bëj këtë art kurdo që më premton koha dhe më jepet rasti. Aktualisht jam e përkushtuar ndaj profesionit të gazetarisë që e ushqej me një dashuri fanatike.

Sporti, e veçanërisht futbolli është bërë deri në përmasat e një ‘magjie’. A ju ka shkuar ndërmend ndonjëherë që do të bëheshit gazetare e sportit, dhe atë, pikërisht futbollit.

Realisht, pjesë e sportit jam bërë aksidentalisht. Ka qenë një kohë relativisht e shkurtër kur e kam marr një vendim të tillë. Nuk e prisja, por mendova, ta provoj njëherë! Mirëpo, në momentin që u bëra pjesë e saj, tanimë kam në dashuri me sportin dhe futbollin në veçanti.

Po, a ju ka grishur dëshira që një ditë të bëheni, pse jo, edhe gjyqtare e futbollit?

Më duket sfidë e madhe kjo, prandaj ndonëse nuk iu shmangem sprovave, kësaj radhe po e pranoj një lloj ‘dorëzimi’, sepse kam bindjen se referimi nuk i takon kureshtjes sime.

Po qe se do të gjendeshit në fushë, në këtë rol, a do të ishe e ashër dhe a do të ‘skuqje’ dhe ‘zverdhje’ futbollistët që e pushtojnë fushën me rini dhe bukuri?

Mendoj që referimi do të ishte i njëjtë pa marrë parasysh pamjes fizike. Në punë jam shumë e disiplinuar dhe njëkohësisht e rreptë për ata që nuk e respektojnë.

Keni patur shumë biseda me sportistë dhe mysafirë, njohës të kësaj fushe. A mund ta veçoni ndonjë intervistë që ju ka lënë më shumë mbresa, qoftë për shkak të dukjes apo opusit intelektual.

Realisht kam pasur intervista të shumta me protagonist të njohur nga fusha e sportit dhe jo vetëm. Ndoshta do ta veçoja një intervistë me drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare, për faktin që ka qenë intervista më e komentuar edhe në mediat italiane. Por pa i lënë anash edhe intervistat e tjera me futbollistë të kombëtareve, si Amir Rrahmani, Vedat Muriqi, Samir Ujkani, Enis Bardhi, Emir Lenjani e shumë të tjerë.

Kadrie Canolli, Veshja: Guess

Moderimi i ngjarjeve sportive nga vajzat atraktive sikur ia shton bukurinë dhe tashmë është një trend edhe në Kosovë? Cili është vlerësimi juaj për këtë ‘armë’ të fortë për audiencën?

Përtej pamjes besoj se shumë femra në Kosovë dhe në Shqipëri e kanë dëshmuar ndër vite që janë gazetare të mira sportive. Për të qenë një prezantuese e mirë sportive, nuk duhet ta ketë vetëm dukjen, por edhe informacionin. Këto të dyja bashkë e bëjnë të suksesshme dhe një audiencë solide të rregullt.

A ishte e vështirë për ju të ishit moderatore e sporti. Si ndjehesh ndërmjet dy portave, mes futbollit dhe mes meshkujve?

Secila fushë i ka vështirësitë e veta, por nëse e merr me dashuri dhe pasion atëherë suksesi nuk do të mungojë. Përndryshe fillimi ka qenë shumë i vështirë, por me kalimin e kohës me punë dhe përkushtim e kam kaluar çdo pengesë.

Kur realizon diçka të bukur, a ndjeni nevojë edhe për ndonjë sugjerim, këshillë apo qortim sa për sykeqët?

Patjetër që po. Fatmirësisht jam e rrethuar me njerëz të mirë e të dashur, por i jam mirënjohëse, mbi të gjitha familjes sime e cila përherë më ka mbështetur, ka qenë e mbetet krahu im i djathtë në jetë e gjetiu.

Je ndier ndonjëherë nën presion dhe në cilat raste e ke përjetuar sportin jo si art, por si luftë gladiatorësh?

Si jo, madje hiç më larg se vitin e kaluar në Kampionatin Evropian. Ka qenë një sfidë e madhe për faktin se ishte diçka e re në jetën time, sepse po ballafaqohesha për herë të parë me një format të madh sportiv televiziv.

Dikur mendoja që të jesh në vëmendjen e publikut, dikush duhet të ketë diçka për të thënë pasi është një përgjegjësi tej mase lidhur me mesazhin që jep. Mendoj që sot kam arritur në një nivel dhe pjekuri të caktuar që ta marr përsipër këtë përgjegjësi dhe të flas e të ndaj me publikun ide, mesazhe të cilat mund të krijojnë sadopak debat apo bashkëveprim.

Në një konkurrencë nuk është edhe gjithaq e lehtë të mbash të lidhur shikuesit besnik. Veç dukjes mahnitëse, çfarë bëni më shumë për të përçuar elegancë, energji dhe pozitivitet?

Natyraliteti mendoj që është njëra ndër vetitë e rëndësishme që e bënë publikun ta fitojë simpatinë ndaj meje. Por edhe shumë tipare te tjera të cilat, sikurse i lakova më parë, si besnikëria, pedanteria, disiplina, informacioni etj…

Sado që të ketë konkurrencë, besoj se gjithkush e ka audiencën e vet. Unë ndjehem shumë e sigurt për profilin që e kam krijuar si dhe për profesionin që kam zgjedhur.

Si duket jeta e ekspozuar para kamerave dhe audiencës. A keni patur çaste kur keni dëshiruar të fshiheshit prapa kuintave?

Nuk është aspak e lehtë të jesh ‘live’ me orë të tëra para kamerave, e pranë shikuesve, meqë, shpeshherë edhe mund të mos jemi të disponuar sa duhet ose të sëmurë. Por, përgjegjësia andaj publikut të bënë ta harrosh të gjithë gamën e problemeve eventuale.

Kadrie Canolli, Veshja: Guess

Të qëndrojmë edhe pak te futbolli. Sapo ka përfunduar Kampionati Botëror dhe tashmë dihet çdo gjë për të. Cili ishte favoriti juaj si ekip, por edhe si individ?

Realisht ka qenë një muaj shumë i ngarkuar dhe dinamik. Meqenëse Kombëtarja jonë e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë nuk kishin fatin të kualifikoheshin në këtë Botëror, uroj që vitin vjetër të jetë së paku njëra nga to. Përndryshe, në këtë Botëror kam favorizuar Kombëtaren e Francës, teksa nga futbollistët – Kylian Mbappe.

Kadrie, hiqe perden, të ka pëlqyer ndonjë futbollist gjatë kampionatit dhe kënd do ta kishit ftuar për intervistë & coffee?

Sigurisht ka shumë nga ta. Do të ishte një ëndërr e madhe nëse një ditë do arrija të realizoja ndonjë intervistë dhe pse jo edhe coffee (të madhe) çasti.

Ju do të lidhnit fatin me një futbollist?

Po, pse jo! Por, për mua, të gjitha profesionet janë të respektueshme dhe të vlerësuara.

T’i kthehemi edhe njëherë fillit dhe fillimit të karrierës suaj që ishte modelimi. A ka konkurrencë në këtë fushë apo hetohet një zvetënim si kudo tjetër.

Natyrisht se konkurrenca është e madhe sikur në çdo fushë tjetër. Por, mendoj se secila modele i ka veçantitë e veta që e bën të jetë unike si femër, e pastaj edhe në këtë profesion. I gëzohem faktit që shumë modele tona kanë depërtuar edhe jashtë kufijve duke prezantuar brende të njohura botërore.

Megjithatë ju e keni përballuar konkurrencën duke u bërë ambasadore e brendit të famshëm botëror ‘Guess’. E quani këtë një arritje, pse jo, edhe privilegj.

Është një nga arritjet e mia më të mëdha në këtë fushë, por asnjëherë nuk kënaqem me veten, sepse dua të kap suksese edhe më të mëdha. Kufijtë e suksesit nuk ekzistojnë kur ti e jep më të mirën nga vetja.

Merrni komente të shpeshta, konstatime dhe komplimente për dukjen tuaj perfekte. A ngopen femrat nga komplimentet. Çfarë nuk duhet të ndaloni kurrë së bëri kur bëhet fjalë për pamjen tënde?

Personalisht nuk është se ndikohem shumë nga komentet. Normalisht, që ka shumë rëndësi se kush i jep ato komente, nëse është profesionit e marr parasysh si kritikë pozitive dhe mundohem të reflektoj në atë drejtim. Por, ndonjëherë edhe mua, sikur të gjithë, më gllabëron cunami medial dhe rrjetet sociale, por kjo më pëlqen. Mendoj që gjithsesi situatën e kam nën kontroll.

Unë kam të njëjtin qëndrim ndaj dukjes, zakoneve të të ngrënit dhe stërvitjes. Të gjithë jetojmë shpejt e lehtë i braktisim zakonet e mira dhe kohën që duhet t’ia kushtojmë vetes ia dorëzojmë një detyrimi “urgjent”. Kjo duhet shmangur gjithsesi.

View this post on Instagram

A post shared by Marciano (@marciano)

Lëni përshtypjen si natyrë jeni e qetë dhe paksa e tërhequr nga jeta dinamike. Por ndoshta manifestoni një qetësi të zhurmshme.

I jap vetes të drejtë të konstatoj se të gjithë ata që më njohin, e dinë se nuk e dua shumë jetën e zhurmshme. Jam shumë pozitive dhe hareshme, por vetëm me shoqërinë dhe personat e afërm. E konsiderohej se jeta private duhet të mbetet e tillë, anipse për ne figurat publike diçka e tillë ndonjëherë është e pamundur.

Si reagoni nëse dikush ju përgojon apo përpiqet t’ju sfidojë? Dominojnë nervat apo qetësia?

Patjetër qetësia. Qetësia është çelësi për të arritur shumë gjëra në jetë, jo vetëm në profesion! Nuk nxitohem për asgjë, madje shumëçka e injoroj dhe tejkaloj me elegancë.

Çdo njeri e ka rrezatimin në mënyrën e vet. Çfarë bën dritë në shpirtin tënd?

Mirësia, urtësia dhe humaniteti.

Ka një fatlum në jetën tënde?

Jam diskrete, e ruaj jetën private. E tillë është edhe e tashmja. Eh, sa sekretet do t’i bartim me vete, të cilat kurrë nuk do të zbërthehen deri në momentin që ka diçka që duhet të bëhet publike. Di vetëm të them që është një gjë shumë e bukur dhe me vlerë ajo që po përjetoj.

A e ndani mendimin se njeriu bëhet fat i fatit të tij, apo atë e kërkon gjetiu?

Mendoj se njeriu bëhet fat i fatit të tij! Por, është fati ai që shpesh na sjell surpriza dhe shtron para nesh zgjedhje, që ndoshta as nuk i kishim menduar më parë.

Deri tani, dyert të janë hapur njëra pas tjetrës. Cila shpreson të jetë ajo e radhës?

Mbetet të shohim në vazhdimësi, normalisht që kam plane të reja sa i përket profesionit, por është akoma herët të deklarohem. Ëndrra ime është realizuar në plotni, por koha të sprovon në çdo moment. Unë jam tip që nuk kënaqem me pak. Jam ‘kritikuesja’ më e madhe e vetes sime, prandaj kjo më bën që të eci me këmbë mbi tokë. Jam njeri që përshtatem lehtë dhe përpiqem të gjej më të mirën kudo.

Cilat janë planet që ke në vazhdim apo disa ia leni fatit dhe rastësisë?

Kam bërë hapat në çdo fushë të jetës sime pa u nxituar. Ndaj çdo sfidë, e kam marrë përsipër me shumë pasion, si çdo gjë që unë bëj aktualisht. Në ekran kam investuar pasion, mund dhe punë. Projekte të reja do shtohen gjithashtu.

Në planet e mija, primare është gjithmonë familja ime që janë edhe përkrahësit më të mëdhenj, dhe normalisht përkushtimi në punë në nivel maksimal.

Nëse bëjmë një vlerësim arritjeve tuaj, mund të konstatojmë se ky vit ishte i begatë dhe dritësues për ju. Urojmë të mos ndalesh në rrugëtimin tuaj plot shkëlqim.

Ka plot, dhe mezi po pres të bëj gjëra të bukura dhe të pëlqyera për publikun tim. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Kalo në kategori