LAJMI I FUNDIT:

Kadetët e FSK-së në ushtrimin ndërkombëtar “Kampi veror 2017”

Kadetët e FSK-së në ushtrimin ndërkombëtar “Kampi veror 2017”

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur për në Republikën e Maqedonisë për të marrë pjesë në ushtrimin ndërkombëtar të kadetëve “Kampi veror 2017” në Krivollak dhe Pepelishtë.

Ushtrimi ndërkombëtar i kadetëve ka karakter garues dhe organizohet nga Akademia Ushtarake e Maqedonisë, ku do të zgjasë deri më 10.07.2017.


Pjesëmarrës do jenë kadetë nga 31 shtete të botës, ndërsa FSK-ja do të përfaqësohet nga një kontingjent prej 10 kadetëve të QSU-së.

Për t’i përcjellë kadetët për në Republikën e Maqedonisë kishin dalë shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore, kolonel Naim Haziri, nënkolonel Bekim Zejnullahu nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes ( KDS) si dhe komandanti i QSU-së, major Avni Kiqina.

Me këtë rast, kadetët e FSK-së i përshëndeti kolonel Haziri, i cili ju uroj suksese gjatë këtij trajnimi, të cilin e vlerësoi si mjaft sfidues dhe të rëndësishëm për QSU-në dhe FSK-në në përgjithësi. Njëherësh, ai  kërkoi nga kadetët që të jenë të disiplinuar dhe bashkëpunues me njëri- tjetrin, në mënyrë që të arrijnë ta përfaqësojnë FSK-në sa më denjësisht.

Kjo është hera e gjashtë që kadetë të FSK-së marrin pjesë në ushtrime të këtij lloji bashkë me kadetë nga shtete të ndryshme, të cilët vazhdimisht kanë arritur suksese dhe janë dalluar me paraqitjen e  tyre  të shkëlqyeshme si në operacione individuale ashtu edhe dhe ato kolektive. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori