LAJMI I FUNDIT:

Kadaj-Bujupi: Takimi Haradinaj-Merkel, kundër ndarjes së Kosovës dhe për liberalizim të vizave

Kadaj-Bujupi: Takimi Haradinaj-Merkel, kundër ndarjes së Kosovës dhe për liberalizim të vizave

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi ka deklaruar se takim i kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj me kancelaren gjermane, Angela Merkel ka për qëllim liberalizimin e vizave dhe është kundër ndarjes së Kosovës.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Kadaj-Bujupi tha se takimi i nesërm është fuqizim i besimit të ndërsjellë për politikat kundër ndarjes së Kosovës.


“Takimi i nesërm i Kryeministrit Ramush Haradinaj me Kancelarën gjermane Angela Merkel në Berlin është fuqizim i besimit të ndërsjellë për politikat kundër ndarjes së Kosovës.  Mbrojtja e kufijve të Kosovës rezulton së shpejti edhe me heqjen e barierave kufitare në lirinë e lëvizjeve të njerëzve dhe mallrave, me liberalizimin e vizave”, është shprehur deputetja.

Ramush Haradinaj pritet me ceremoni ushtarake në Gjermani (Video)
Lexo po ashtu Ramush Haradinaj pritet me ceremoni ushtarake në Gjermani (Video)

Sipas saj, kjo është politika që fitoi besimin e partnerëve dhe miqve ndërkombëtarë, politika e atdhedashurisë, dinjitetit në raport me fqinjët dhe evropianizimit të rajonit.

“Ruajtje të integritetit territorial dhe anëtarësim euro-atlantik. Njohja nga Serbia si parakusht për politikat tarifore ekonomike dhe doganore me fqinjët. Kjo është politika që fitoj besimin e partnerëve dhe miqve tanë ndërkombëtar. Politika e atdhedashurisë, dinjitetit në raport me fqinjët dhe evropianizimit të rajonit”, ka shkruar Kadaj-Bujupi./Telegrafi/