LAJMI I FUNDIT:

Kadaj-Bujupi: Pushteti po i ‘rrjep” bashkatdhetarët me çmimin e biletave të udhëtimit

Kadaj-Bujupi: Pushteti po i ‘rrjep” bashkatdhetarët me çmimin e biletave të udhëtimit

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Autoritetin Kosovar të Konkurrencës për mos luftimin e monopoleve për shitjen e biletave për bashkatdhetarët që udhëtojnë përmes Aeroportit të Prishtinës.

Në një konferencë për media, deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj–Bujupi tha se mijëra qytetarë të Kosovës dhe diasporës paguajnë padrejtësisht mijëra euro për udhëtime për të ardhur në Kosovë dhe anasjelltas, madje ato dhjetëfishohen në periudha të pushimeve vjetore.


Ajo theksoi se marrëveshja e fshehtë e krijuar nga kompanitë e shitjes së biletave, ka bërë që të dëmtohen bashkatdhetarët tanë dhe si pasojë e kësaj, Aeroporti i Shkupit po zëvendësohet për ditë e me shumë me atë të Prishtinës, pasi atje biletat janë shumëfish më të lira.

“Sot në vend se t’i krijohen lehtësira për udhëtim, investim, pjesëmarrje në institucione në fakt ky pushtet e rrjep fillimisht me çmime astronomike të biletave e ata që vinë me automjete dihet si kalojnë në mungese të kartonit të gjelbër. Marrëveshje të fshehta që janë krijuar nga kompani të biletave të udhëtimit me shtetet ku kryesisht i kemi bashkatdhetarët tanë, e dëmton rëndë buxhetin e tyre. Këso marrëveshje ndërmjet operatorëve ekonomikë kanë bërë që kompanitë e tilla të përfitojnë në kundërshtim me ligjin dhe bashke me to edhe oligarkët politike qe I mbrojnë tani e pothuajse dy dekada”, tha Kadaj–Bujupi.

Deputetja e VV-së, ka akuzuar Autoritetin e Konkurrencës për mos parandalimin e monopolit, porse sipas saj, kjo nuk mund të bëhet me njerëz që janë politik.
“Më lejoni të them se Autoriteti i Konkurrencës është i fuqishëm ligjërisht për parandalimin e monopolit në treg dhe këtë mund ta bëjë por vetëm me njerëz të aftë profesionalisht dhe të guximshëm. Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës së bashku me bordin e këtij autoriteti me zell i lufton kompanitë publike duke synuar shkatërrimin e tyre kurse duke mos vepruar heshturazi i përkrahin tajkunët të cilët i zhvatin paratë e qytetarëve të Kosovës. Ky ekip i njerëzve puro politik e kjo konstatohet përmes fotografive të tyre që janë publike në faqet e tyre në rrjetet sociale konfirmon se janë aty për të mbrojtur interesat e karteleve të LDK-së dhe PDK-së dhe jo për të kryer punën e tyre”, theksoi Donika Kadaj–Bujupi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori