LAJMI I FUNDIT:

Kacarska: Gjykata Kushtetuese funksionon në kufirin e kuorumit, kërkoj të tejkalohet situata

Kacarska: Gjykata Kushtetuese funksionon në kufirin e kuorumit, kërkoj të tejkalohet situata

Gjykata Kushtetuese ka katër gjyqtarë më pak se sa pritej dhe kjo situatë zgjat më shumë se gjashtë muaj. Gjykata për herë të parë po ballafaqohet me këtë situatë dhe çdo ditë që kalon qytetarët pësojnë dëme, sepse iniciativat dhe rastet e tyre shtyhen dhe gjykata nuk mund të vendosë, tha sot kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Dobrilla Kacarska, pas takimit të sotëm me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe kryeparlamentarin Talat Xhaferi.

Nëse gjyqtarët nuk zgjidhen deri në dhjetor, tha Kacarska, atëherë Gjykata Kushtetuese definitivisht bllokohet sepse nuk do të mund të punojë dhe të vendosë me katër gjyqtarë.

Kjo situatë, theksoi Kacarska, nuk është problem vetëm për Gjykatën Kushtetuese, por edhe për shtetin dhe pres mbështetjen dhe përkushtimin e tyre për tejkalimin më të shpejtë të situatës.


“Gjykata Kushtetuese është një institucion i pavarur dhe pikërisht për shkak të synimit për të mbrojtur pavarësinë dhe reputacionin e gjykatës, ne nuk kemi dhe nuk do të kemi takime joformale me politikanë në të ardhmen. Prandaj do ta informojmë opinionin për çdo ndryshim dhe për të gjitha apelet dhe kërkesat për mbështetje”, tha Kacarska.

Gjykata Kushtetuese, sipas Kacarskës, funksionon në kufirin e një kuorumi dhe shumë njerëz preken nga rastet e mbetura, si ligjet për mbrojtjen sociale, prokurorinë publike, taksat dhe vendimet për të kundërshtuar Planin Detal Urbanistik.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori