Në fshatin Doganaj të Komunës së Kaçanikut ka ndodhur një grabitje e armatosur në një lokal të lojërave të fatit.

Sçi bën të ditur Policia, një qytetar kanjoftuar se dy persona të dyshuar me maska, nën kërcënimin e armës i kanë grabitur paratë nga arka e lokalit – bast spotiv.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se derisa ishte ne vendin e punës në lokalin bastore sportive, kanë  hyrë dy persona të dyshuar e  të maskuar, nën kërcënimin e armës-revole, kanë grabitur nga arka para dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, njofton Policia.

Nuk raportohet për të lënduar. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore. Me vendimin e Prokurorit, është iniciuar rasti dhe mbetet nën hetime. /Telegrafi/