LAJMI I FUNDIT:

Kabul: Katër persona të vdekur pas sulmit në agjencinë e lajmeve

Kabul: Katër persona të vdekur pas sulmit në agjencinë e lajmeve

Ministria e Shëndetësisë së Afganistanit ka thënë se të paktën katër persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë lënduar në një shpërthim afër një agjencie të lajmeve në Kabul.

Shpërthimi i ditës së sotme në agjencinë e lajmeve Zëri Afgan, është duke u trajtuar nga autoritetet si sulm terrorist.

Ky është njëri nga sulmet e shumta që kanë pasur cak mediat afgane.


Komiteti për sigurinë e gazetarëve afganë dhe grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International, i ka bërë thirrje qeverisë së Afganistanit për të marrë masa parandaluese për të mbrojtur mediat në Afganistan.

Është thënë se gjatë vitit 2017 janë raportuar 73 raste të sulmit, apo rritje për 35 për qind në krahasim me vitin 2016, transmeton Evropa e Lirë.

Në muajin maj, militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik kanë marrë përgjegjësinë për sulmin në televizionin afgan në Jalabad, në të cilin janë vrarë gjashtë persona.

Militantët e IS-it po ashtu kanë marrë përgjegjësinë për një sulm në nëntor në një televizion në Kabul, në të cilin është vrarë roja e sigurisë dhe janë lënduar dhjetëra persona.

Presidenti Ashraf Ghani ka premtuar në sulmin e muajit nëntor se qeveria do të ndërmarrë “masa serioze” për të mbrojtur gazetarët.

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Kalo në kategori