LAJMI I FUNDIT:

‘Kabrioleti’ i ri nga BMW, gjatë testimit në mot të nxehtë (Video)

‘Kabrioleti’ i ri nga BMW, gjatë testimit në mot të nxehtë (Video)

Kthimi i kupesë në ‘kabriolet’ kërkoi më shumë se një sharrë për metal

Prodhuesit e makinave, mundohen t’i kamuflojnë modelet e reja në mënyra të ndryshme, por sërish ato spiunohen kur janë në procesin e testimit, transmeton Telegrafi. Andaj, BMW ka vendosur t’i shpërndajë fotografitë profesionale, të modelit më të ri me tavan të hapur, derisa testohej në motin e nxehtë të Luginës së Vdekjes në Shtetet e Bashkuara.


Makina që dikur ishte kupe, tani vjen si 8 Series Cabriolet dhe do t’i zëvendësojë makinat me tavan të hapur nga 6 Series dhe 4 Series, pa përfshirë modelin Z4. Sikurse 6 Series, do të ketë një shtresë të butë që i mbulon pjesën e qëndrimit, ku mund të ulen katër persona – meqenëse mbyllëset e forta, janë treguar të papërshtatshme për përdorim dhe shumë të pahijshme.

Meqenëse këto makina do të voziten nëpër zona të nxehta, pasi banorët e regjioneve të ftohta as që mendojnë të blejnë makinë të tillë, u testua në zonat më të nxehta, që të përshtatet sa më mirë dhe të ofroj freski dhe rehati sa më të madhe. /Telegrafi/