LAJMI I FUNDIT:

Kabineti për Qeverisje të Mirë, kreu i PDK-së prezanton koordinatorin e Departamentit për Drejtësi

Kabineti për Qeverisje të Mirë, kreu i PDK-së prezanton koordinatorin e Departamentit për Drejtësi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka prezantuar të hënën koordinatorin e Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë, Përparim Grudën.

Krasniqi ka thënë se Përparimi është profesor i së Drejtës Kushtetuese, Gjyqësisë Kushtetuese dhe Filozofisë të së Drejtës në Fakultetin Juridik të Universitetit të Mitrovicës, ndërsa aktualisht po vazhdon kërkimet shkencore të post-doktoraturës në Universitetin e Grazit në Austri.


“Me përvojën dhe punën e tij intelektuale, së bashku me një ekip të përgatitur e profesional në kuadër të Departamentit për Drejtësi, Përparimi do të angazhohet për të quar përpara idetë që mund ta përmirësojnë dhe do ta transformojnë sektorin e drejtësisë, duke ofruar alternativa konkrete brenda Kabinetit për Qeverisje të Mirë”, ka shkruar i pari i PDK-së në Facebook.

Ndërsa, nëpërmjet një video-prezantimi, Krasniqi është shprehur se për të përmbushur vizionin e PDK-së për qeverisje të mirë, parakusht është sundimi i ligjit, “një drejtësi e paanshme dhe efikase që do të realizohet përmes Departamentit për Drejtësi”.

Krasniqi prezanton Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së me 15 departamente
Lexo po ashtu Krasniqi prezanton Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së me 15 departamente

Në anën tjetër, Gruda duke falënderuar kryetarin Krasniqi për besimin dhe përgjegjësinë, ka thënë se rruga e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian varet nga reformimi i sistemit ligjor dhe në arritjen e këtyre standardeve, kërkohet dije dhe vullnet politik.

“Kjo reformë, nuk mund të bëhet pa koordinim të plotë me aleatët tanë strategjik, SHBA dhe BE. Kjo reformë, nuk do të ketë karakter hakmarrës ndaj askujt dhe do të bëhet me konsensus maksimal politik. Këtë mund ta bëjë vetëm PDK. Ideali për drejtësi, është ideal i shumë brezave tanë”.

“Është ideali i luftës për liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është ideal i përpjekjeve për pavarësi e shtet-ndërtim. Prandaj, unë bashkë me ekipin e ekspertëve në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, do të punojmë pafund çdo ditë për realizmin e këtij ideali të shenjtë”, ka deklaruar ai.

Kabineti për Qeverisje të Mirë do të përbehet nga 15 departamente:

Departamenti për Ekonomi, Tregti dhe Ndërmarrësi

Departamenti për Agjendë të Gjelbër

Departamenti për Transformim Digjital dhe Inovacion

Departamenti për Bujqësi dhe Zhvillim Rural

Departamenti për Punë Publike dhe Investime Kapitale

Departamenti për Financa

Departamenti për Drejtësi

Departamenti për Punë të Brendshme, Administratë Publike dhe Qeverisje Lokale

Departamenti për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare

Departamenti për Arsim, Shkencë dhe Kapital Njerëzorë

Departamenti për Kulturë, Sport dhe Turizëm

Departamenti për Shëndetësi

Departamenti për Përkujdesje Sociale

Departamentit për Punë të Jashtme dhe Agjendë Evropiane

Departamentit për Mërgatë dhe Bashkëpunim Ndërshqiptar

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori