Kabashit i shqiptohet dënimi më 16 shtator

Kabashi ka pranuar se është fajtor për shpërfillje të gjykatës, që e ka bërë me refuzimin për të dëshmuar në gjykimin e parë të Ramush Haradinajt. Kabashi po ashtu nuk ka pranuar t’iu përgjigjet pyetjeve të prokurorit dhe të mbrojtjes as në rigjykimin e Haradinajt.
Gjatë seancës të mërkurën, prokuroria ka kërkuar që Kabashi të dënohet me burg, ndërsa kohëzgjatjen e heqjes së lirisë ua ka lënë gjyqtarëve, raporton RFE. Ndërsa avokati mbrojtës, Michael Karnavas, ka kërkuar të shqiptohet dënimi që do t’i mundësonte Kabashit të kthehej menjëherë në shtëpi. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































