LAJMI I FUNDIT:

Kabashi-Ramaj: Partitë politike nuk guxojnë të garojnë pa programe për sigurinë e vendit

Kabashi-Ramaj: Partitë politike nuk guxojnë të garojnë pa programe për sigurinë e vendit

Njohësja e fushës së sigurisë, Besa Kabashi- Ramaj, në një intervistë për Telegrafin ka folur për gjendjen e sigurisë në vendin tonë dhe se si institucionet dhe partitë politike nuk i kanë kushtuar rëndësinë e merituar kësaj fushe.

Reklama

Kabashi-Ramaj tha se insitucionet e vendit në aspektin e sigurisë nuk janë konsoliduar siç duhet.

Sipas saj, programet qeverisëse asnjëherë nuk i kanë dhënë prioritet çështjes së sigurisë.

Apo siç shpjegoi Kabashi-Ramaj kur është fol për siguri në vend është nënkuptuar vetëm për Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policinë e Kosovës, por siç tha ajo siguria do të thotë më shumë se FSK dhe polici.

Besa Kabashi- Ramaj, njohëse e fushës së sigurisë

“Fatkeqësisht tek ne insitucionet e vendit në aspektin e sigurisë nuk janë konsoliduar siç duhet. Kjo pasi edhe në programet qeverisëse kurrë nuk ju kanë dhënë çështjes së sigurisë prioritet që duhet t’i japin  zakonisht kur është fol për siguri është folur për FSK-në dhe për policinë, por nuk është kuptuar qartë që siguria për Kosovën do të thotë shumë më shumë se FSK-ja dhe policia… Duhet ta kuptojmë më gjerë çështjen e sigurisë. Edhe globalisht siguria nuk kuptohet më vetëm në terme tradicionale, sulmet konvencionale shtet-shtet janë bërë shumë më pak të mundshme në krahasim me të tjerat, p.sh kërcënimet hibride, kërcënimet e brendshme, katastrofat natyrore, ngrohja globale e kështu me radhë”, sqaroi ajo.

Tutje njohsja e sigurisë tha se duhet t’i jepet prioritet sigurisë në nivel vendi.

Edhe partitë politike sipas saj nuk guxojnë të garojnë në zgjedhjet e radhës pa programe të mirëfillta për sigurinë e vendit.

“Së pari duhet të prioritizohet siguria në nivel të vendit. Partitë politike nuk guxojnë të garojnë në zgjedhje pa pasur programe të mirëfillta për vendin, siç është siguria, që të dëshmojnë tek qytetarët se cilat janë problemet e sigurisë dhe se si kanë me adresu. Kur flasim për adresim duhet të kenë qasje reale e jo ëndrra të cilart s’mund t’i realizosh gjatë një mandati”, theksoi ajo.

Kabashi-Ramaj u shpreh se institucionet vendore duhet të draftojnë një strategji të re kombëtare e cila sipas duhet të reflektoj në sigurinë e vendit.

“Insituticionet vendore duhet të draftojnë një strategji të re kombëtare e cila reflekton në sigurinë në vend, në kontekstin vendor, rajonal dhe global e prej asaj strategjie derivon nevoja për t’i rishikuar planin e reagimit kombëtar. Prej planit të reagimit kombëtar mendej derivon nevoja që krejt ato plane që prek plani i reagimit kombëtar të rishikohen”, tha njohësja e fushës së sigurisë, Kabashi-Ramaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Terroristët serbë derisa po iknin nga zona malore në Banjskë, e lanë mikun e tyre të plagosur – as që e kthyen kokën ta shohin si është

Terroristët serbë derisa po iknin nga zona malore në Banjskë, e lanë mikun e tyre të plagosur – as që e kthyen kokën ta shohin si është

Lajme
Reagon Kurti pas sulmit terrorist para Parlamentit turk: Shërim të shpejtë policëve të lënduar

Reagon Kurti pas sulmit terrorist para Parlamentit turk: Shërim të shpejtë policëve të lënduar

Lajme
Vuçiq flet sërish për sulmin terrorist në Banjskë, thotë se do të dalë “me dëshmi” të reja

Vuçiq flet sërish për sulmin terrorist në Banjskë, thotë se do të dalë “me dëshmi” të reja

Lajme
​Mirëpritet propozimi i Osmanit që për Asociacionin të diskutohet me ShBA-në

​Mirëpritet propozimi i Osmanit që për Asociacionin të diskutohet me ShBA-në

Lajme
Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Lajme
Vendosja dhe tërheqja e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën – si u dorëzua Vuçiqi pas presionit të madh

Vendosja dhe tërheqja e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën – si u dorëzua Vuçiqi pas presionit të madh

Lajme
Kalo në kategori