LAJMI I FUNDIT:

Ka vënë limon në çorape para gjumi! Kur është zgjuar, nuk ka besuar se çfarë ka parë

Ka vënë limon në çorape para gjumi! Kur është zgjuar, nuk ka besuar se çfarë ka parë

Kremrat, pilingët, fërkimi me gur dhe truqet e tjera shpesh kërkojnë shumë mund, këmbëngulësi dhe të holla, mirëpo ndodh që nuk japin kurrfarë rezultatesh

Prandaj zgjidhja më e mirë është që të përdorni atë që i keni në shtëpi – limonin, transmeton Telegrafi.

Për fillim zgjidhni një limon i cili është mjaftueshëm i madh që të mund t’ju mbulojë thembrën, dhe shtrydheni.


Nga lëngu i limonit bëni vetes limonadë, ndërkaq për rregullimin e thembrës do t’ju nevojitet lëvorja.

Përpiquni që ta shtrydhni gjithë lëngun, mirëpo brendësia të mbetet tul i lagësht. Gjysmën e limonit vendosni në thembër, në atë mënyrë që ta mbulojë tërësisht. Në fillim do t’ju duket ndjenjë paksa e çuditshme, mirëpo shpejt do të mësoheni.

Kur të keni vendosur limonin në atë mënyrë që të mbulojë pjesët më të vrazhda, mbathni çorapet duke u kujdesur që çdo gjë të qëndrojë në vend.

Lëngu i limonit do të ndikojë si piling kimik dhe do të eliminojë gjithë lëkurën e thatë dhe të pëlcitur. Natën është më lehtë, sepse ecja me copa limoni në thembra është goxha e komplikuar.

Thembrat pas vetëm një mbrëmjeje do të bëhen shumë më të buta, të gjitha pjesët e pëlcitura zhduken dhe pasi që t’i keni qitur kremin, duken sikur të keni qenë te pedikyri. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori