LAJMI I FUNDIT:

KA VARGJE

KA VARGJE

Poezi nga: Yiannis Ritsos
Përktheu: Faslli Haliti

Ka vargje – ndonjëherë poezi të tëra –
që as unë s’e di se ç’duan të thonë.
Ajo që unë nuk e di


më mban akoma.

Dhe ti ke të drejtë të pyesësh.
Por mos më pyet mua.Të kam thënë që s’e di.
Dy drita paralele të së njëjtës qendër. Zhurma e ujit
që bie në dimër, nga ullukët e mbushur plot
apo zhurma e një pike uji që pikon
nga një trëndafil në kopshtin e ujitur
ngadalë, ngadalë, një mbrëmje pranvere
si dënesa e një zogu.

Nuk e di ç’do të thotë kjo zhurmë; e megjithatë e pranoj.
Gjërat që i di po t’i shpjegoj. Nuk harroj.
Por edhe këto gjëra shtojnë diçka
në jetën tonë. E shikoja
ndërsa flinte, me gjurin e palosur në qoshe
mbi çarçaf-
Nuk ishte vetëm dashuri.

Kjo qoshe ishte kreshta e butësisë, dhe parfumi i çarçafëve
të larë dhe e pranverës plotësonte
atë të pashpjegueshmen që u përpoqa

gjithashtu më kot të ta shpjegoj.