LAJMI I FUNDIT:

Ka qenë gjithmonë përkrahëse e tyre, Gwyneth Paltrow është e lumtur që ish-partneri Ben Affleck u martua me Jennifer Lopez

Ka qenë gjithmonë përkrahëse e tyre, Gwyneth Paltrow është e lumtur që ish-partneri Ben Affleck u martua me Jennifer Lopez

Gwyneth Paltrow është e emocionuar që ish i dashuri i saj, Ben Affleck, e ka gjetur lumturinë e përjetshme me Jennifer Lopez.

Kur një fans e pyeti Paltrow në pyetje dhe përgjigje në InstaStory se si ndihej për çiftin, themeluesja e “Goop” u përgjigj: “Dashuri, shumë romantikë. Shumë e lumtur për ta”.

Affleck, 49-vjeçar, dhe Lopez, 52-vjeçe, u martuan fshehurazi në një martesë të vogël në Las Vegas më 16 korrik, gati dy dekada pasi ata anuluan fejesën e tyre të parë në 2004.


Foto: WireImage

Këngëtarja e “Jenny From the Block” dhe regjisori i “Argo” u bashkuan sërish në prill 2021 pasi ajo u nda nga ish i fejuari, Alex Rodriguez.

Romanca e rindezur u quajt “Bennifer 2.0” dhe Paltrow, e cila ishte në lidhje me Affleck nga viti 1997 deri në 2000, ka qenë gjithmonë një mbështetëse e madhe e tyre.

Të sapomartuarit Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shijojnë muajin e mjaltit në Paris - fotografohen duke ndarë momente intime me njëri-tjetrin
Lexo po ashtu Të sapomartuarit Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shijojnë muajin e mjaltit në Paris - fotografohen duke ndarë momente intime me njëri-tjetrin

Në shtator të vitit 2021, kur Lopez dhe Affleck bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit të Venecias, ylli i “Shallow Hal” komentoi një foto të çiftit në rrjete sociale.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo gjithashtu tregoi në intervistën e vitit 2015 se romanca përfundoi sepse Affleck nuk ishte “në një vend të mirë në jetën e tij për të pasur një të dashur”.

Që nga ndarja e tyre, Paltroë ka ecur përpara me një sërë lidhjesh të tjera.

View this post on Instagram

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)


E njëjta ishte e martuar me këngëtarin e “Coldplay”, Chris Martin nga 2003 deri në 2016 dhe u martua me burrin e saj aktual, Brad Falchuk, në 2018. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën

Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën

Magazina
Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës - çfarë bleu me 860 mijë euro?

Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës - çfarë bleu me 860 mijë euro?

Magazina
Gjesti për Xhenetën: Me çfarë fytyre del dhe flet për mua, më ka shkelur - sërish do famë në krah timin

Gjesti për Xhenetën: Me çfarë fytyre del dhe flet për mua, më ka shkelur - sërish do famë në krah timin

Magazina

"Mos u dorëzo", Stresi i dërgon befasi nga ajri Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Magazina
Gjesti: Nuk dua të luaj me ndjenjat e Eglit, siç bëri Xheneta me mua

Gjesti: Nuk dua të luaj me ndjenjat e Eglit, siç bëri Xheneta me mua

Magazina
Kalo në kategori