LAJMI I FUNDIT:

Ka përfunduar me sukses qitja e parë testuese nga një platformë detare e sistemit të mbrojtjes ajrore të afërt LEVENT të Turqisë

Ka përfunduar me sukses qitja e parë testuese nga një platformë detare e sistemit të mbrojtjes ajrore të afërt LEVENT të Turqisë

Ka përfunduar me sukses qitja e parë testuese nga një platformë detare e sistemit të mbrojtjes ajrore të afërt LEVENT, i zhvilluar nga ROKETSAN në Turqi me burime kombëtare dhe vendase.

Në deklaratën nga ROKETSAN thuhet se sistemi i mbrojtjes ajrore të afërt LEVENT për të cilin gjuajtja e parë testuese u krye vitin e kaluar, u integrua në anijen TCG Beykoz që i përket Forcave Detare Turke dhe u qëllua për herë të parë nga një platformë detare.

Në këtë mënyrë përfundoi me sukses një tjetër gjuajtje testuese e LEVENT, e cila do të jetë forca shkatërruese efektive e mbrojtjes ajrore të afërt në “Atdheun Blu”.


Sistemi i mbrojtjes ajrore të afërt LEVENT, i cili do të luajë rol kritik në projektin “Kubeja e Çeliktë” që do të sigurojë mbrojtjen ajrore të integruar me shtresa të Turqisë, do të sigurojë mbrojtje ajrore nga afër për platformat sipërfaqësore që i përkasin Komandës së Forcave Detare.

Drejtori i Përgjithshëm i ROKETSAN, Murat İkinci në postimin në llogarinë e tij në X tha: “Kjo fuqi u trashëgua nga trimat tanë LEVENT. Qitja testuese e LEVENT-it tonë, e cila do të mbrojë ‘Atdheun tonë Blu’ ditë e natë si shtylla kurrizore e mbrojtjes sonë të afërt ajrore, u krye me sukses. Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar”. /AA/

Në trend Botë

Më shumë
Brenda projektit të Norvegjisë ku po ndërtohet

Brenda projektit të Norvegjisë ku po ndërtohet "rruga nënujore më e gjatë dhe më e thellë në botë"

Evropa
Vjen edhe reagimi i Sekretarit amerikan të Shtetit, rreth sulmit rus në Sumy të Ukrainës

Vjen edhe reagimi i Sekretarit amerikan të Shtetit, rreth sulmit rus në Sumy të Ukrainës

Botë
I pari nga 16 aeroplanët e rinj luftarakë F-16 nga SHBA zbarkon në Bullgari

I pari nga 16 aeroplanët e rinj luftarakë F-16 nga SHBA zbarkon në Bullgari

Bullgaria
Momenti kur raketa ruse bie në qytetin ukrainas Sumy – sulme nga të cilat mbetën më shumë se 30 të vdekur

Momenti kur raketa ruse bie në qytetin ukrainas Sumy – sulme nga të cilat mbetën më shumë se 30 të vdekur

Botë
Shefi i Pentagonit vjen me një paralajmërim tjetër të fuqishëm për Iranin – rreth armëve bërthamore

Shefi i Pentagonit vjen me një paralajmërim tjetër të fuqishëm për Iranin – rreth armëve bërthamore

Botë
Shkencëtarët parashikuan kolapsin e shoqërisë në 2040 - deri më tani paralajmërimet po jetësohen

Shkencëtarët parashikuan kolapsin e shoqërisë në 2040 - deri më tani paralajmërimet po jetësohen

Botë
Kalo në kategori