LAJMI I FUNDIT:

A ka përçarje në koalicionin qeverisës, flasin zyrtarët e PAN-it

A ka përçarje në koalicionin qeverisës, flasin zyrtarët e PAN-it

Partnerët e koalicionit qeverisës po vazhdojnë me deklarata kundër njëri tjetrit. Deklarata e fundit e kreut të PDK-së, Kadri Veseli, i cili dje në një intervistë tha se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qasje të ngjashme në raport me Serbinë dhe SHBA-të, ka bërë që ky i fundit t’i kundërpërgjigjet duke i thënë se me Serbinë është ndarë njëherë me luftë, ndërsa ka qenë krah për krahë me Amerikën.

“Kemi dallime në tema të shumta me Serbinë, më pak me Amerikën, kemi dallim në një temë siç e dini që është suspendimi i taksës. Sikur të kishim qenë të gjithë unik, përfshirë edhe kryetarin Veseli, Amerika ndoshta na kish përkrahë më shumë. Kjo dëshirë me fol ndryshe po na bënë dëm si Kosovë dhe na ka lënë këtu ku jemi sot”, ka deklaruar Haradinaj.


Nga këto deklarata, po konkuldohet se ndoshta mund të ketë ndonjë lëkundje të koalicionit, tani kur opozita është duke mbledhur votat për rrëzimin e Qeverisë.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica, në një deklaratë dhënë Telegrafit, ka thënë se nuk ka prishje të koalicionit por qëndrime të ndryshme.

“Aktualisht nuk shoh ndonjë prishje por mbajtje të ndryshme brenda koalicionit. Nuk e shoh ndonjë humbje deri në masën e prishjes së koalicionit, megjithatë PDK i jep qëndrimet e veta përmes liderit të partisë. Për momentin në agjendë tonë është që me ecë proceset përpara që i ka marr koalicioni”, ka thënë ai.

Reçica ka theksuar se sado që nuk ka diçka zyrtare për zgjedhjet, kësaj gjëje nuk i dihet.

“Lidhur me zgjedhjet diçka zyrtare nuk kemi, por çdo gjë në politikë është relative. Mundet me pas zgjedhje. PDK është e interesuar që çdoherë mandatet prioritare me shkua sipas mandatit kushtetues. Për momentin janë në interes të vendit zgjedhjet”, është shprehur ai.

Ndërsa Ahmet Isufi nga AAK, ka thënë për Telegrafin se është ashpërsuar fjalori në mes të partnerëve të koalicionit.

“Është e vërtetë që ka dallime të pikëpamjeve në disa tema, dhe është ashpërsuar fjalori. por konsideroj që duhet të shikohen interesat e vendit para atyre të politikave parciale. Kjo nuk do të thotë që koalicioni është në krizë nëse ka angazhime duke zbatuar programin qeverisës”, ka deklaruar ai.

Kurse, anëtari i kryesisë së Nisma-së, Fazli Hoxha,ka thënë për Telegrafin se janë disa qëndrime të ndryshme mes partnerëve të koalicionit.

“Ka mendime ndryshe, nuk ka lëkundje të koalicionit. Janë disa qëndrime ndryshe që Nisma gjithmonë ka menduar në favor të qytetarëve përgjegjësi. Nuk jemi të fokusuar në aspektin individual apo partiak. Jemi që temat e mëdha nacionale apo qendrore t’i shtyjmë përpara, dhe ta dëshmojmë se jemi Qeveri që marrim vendime të mëdha, t’i zgjedhim temat e mëdha që kërkohen”, ka deklaruar ai.

Në anën tjetër partitë opozitare janë duke mbledhur vota për rrëzimin e koalicionit qeverisës.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë përgatitur mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori