Davide Ancelotti, djali 35-vjeçar i trajnerit Carlo Ancelotti, është shumë pranë emërimit si trajner i ri i klubit skocez Rangers.

Raportimet nga mediat britanike thonë se ai fillimisht do ta shoqërojë të atin në dy ndeshjet e para me kombëtaren e Brazilit, përpara se të nisë zyrtarisht aventurën e tij të parë si trajner i parë.


Davide ka ndërtuar një karrierë solide si ndihmës trajner, duke punuar në klube të mëdha si Bayern Munich, Napoli, Everton dhe Real Madrid.

Me largimin e Carlo Ancelottit drejt Brazilit, Davide ka vendosur të ndjekë rrugën e vet dhe të provojë veten në një detyrë të pavarur.

Rangers janë në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Philippe Clement, dhe aktualisht drejtohen përkohësisht nga ish-kapiteni Barry Ferguson.

Klubi skocez pritet të marrë një vendim përfundimtar në javët e ardhshme, dhe emri i Davide Ancelottit është një ndër më të përfolurit.

Nëse zyrtarizohet, ky do të jetë një hap i madh në karrierën e Davides, duke i dhënë fund bashkëpunimit të gjatë me të atin në stolin e klubeve elitare evropiane. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app