LAJMI I FUNDIT:

Ka ndërruar jetë Beqir Aliu, kryetari i parë i FC Prishtinës pas pavarësimit të futbollit

Ka ndërruar jetë Beqir Aliu, kryetari i parë i FC Prishtinës pas pavarësimit të futbollit

Një ndër figurat më të rëndësishme të FC Prishtinës dhe futbollit të Kosovës, Beqir Aliu, ka ndërruar jetë.

Beqir Aliu ka qenë kryetar i parë i FC Prishtinës pas pavarësimit të futbollit të Kosovës nga ai ish-jugosllav në vitin 1991.

Aliu në vitet më të vështira, ato të 90-ta, ishte ndër njerëzit e parë që u tha “jo” ish-regjimit serb dhe mbajti postin e kryetarit të FC Prishtinës nga viti 1991 deri në vitit 2001.


Prishtina në krye me Beqir Aliun i rendiste sukseset edhe në Ligën paralele. Gjatë kësaj kohe, Prishtina fitoi tre tituj kampioni (1991/92, 1995/96, 1996/97), dy Kupa të Republikës së Kosovës (1993/94 dhe 1994/95) dhe dy Superkupa të Kosovës (1994/95 dhe 1995/96).

Pas përfundimit të luftës Prishtina vazhdoi aktivitetin e saj normalisht dhe pas tetë viteve dëbimi kthehet në stadiumin e saj.

Sukseset i vazhdoi si më parë duke u shpallur kampione në vitin 1999/2000.

Aliu u largua nga posti i kryetarit të klubit në qershor të vitit 2001.  Ai ishte edhe anëtar në kryesinë e parë të Federatës së Futbollit të Kosovës në vitin 1991.

Në altarin e lirisë ra heroikisht vëllai i tij Bajrami (ish-futbollist i Prishtinës në edicionin 1995/96), emrin e të cilit e mban Stadiumi i qytetit në Skenderaj.

“Emri dhe vepra e Beqir Aliut është shkruar me shkronja të arta në historinë e klubit”.

“Vdekja e tij është një humbje e madhe për Prishtinën dhe futbollin e Kosovës dhe veprat e tij do të jenë udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar faqja zyrtare e klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Serie A
Skandal në Holandë, Heerenvenit i iku fitorja nga dora pasi kundërshtari barazoi me 12 lojtarë në fushë

Skandal në Holandë, Heerenvenit i iku fitorja nga dora pasi kundërshtari barazoi me 12 lojtarë në fushë

Ndërkombëtare
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Zyrtare: Manchester United transferon anësorin Patrick Dorgu

Zyrtare: Manchester United transferon anësorin Patrick Dorgu

Premier League
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Kalo në kategori