LAJMI I FUNDIT:

A ka lidhje dhimbja e testikujve me coronavirusin?

A ka lidhje dhimbja e testikujve me coronavirusin?

Ka ardhur në spital me vetëm një simptomë: Skaneri ia ka treguar mushkëritë të shkatërruara! A është kjo shenjë e re e coronavirusit?

Tani shkencëtarët paralajmërojnë meshkujt edhe për në një mundësi të rrallë të efekteve anësore të coronavirusit!

Hulumtuesit e Shkollës së Mjekësisë në Harvard kanë paraqitur raportin mbi rastin e një 42-vjeçari (The American Journal of Emergency Medicine), i cili është testuar pozitiv me virus, pasi që në spital ka arritur me “dhembjen therëse” në testikuj.

Mjekët nuk kanë mundur të gjejnë asgjë të keqe në testikujt e tij, mirëpo skaneri ka treguar dëmtim në mushkëri.

Dy ditë më vonë, mashkullit i është diagnostikuar coronavirusi, shkruan Daily Mail Online, përcjell Telegrafi.

Ende mbetet e paqartë se a është e lidhur dhembja e tij në testikuj me coronavirusin, është e njohur që edhe viruset e tjerë ndikojnë në këtë pjesë të trupit të mashkullit.

– Ekzistojnë viruse të caktuara të cilat mund të ndikojnë në testikuj, si p.sh. shytat. Do të tregojë vetëm koha a do të ndikojë coronavirusi edhe në testikuj, mirëpo kjo nuk është simptomë në të cilën shumica e pacientëve, me të cilët jam marrë, janë ankuar.

“Për shumicën e tyre testikujt janë brenga më e vogël”, ka përfunduar Dr Richard Viney, kirurg urolog, nga Birmingemi. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori