Gary Neville beson se Arsenali ka gjasa më të mëdha ta fitojë Ligën Premier këtë sezon sesa Ligën e Kampionëve, duke vlerësuar se rruga në Europë është më e vështirë për “Topçinjtë”.

Gara për titullin në Angli është ngushtuar në javët e fundit: Arsenali është tani vetëm tre pikë para Manchester Cityt, por me një ndeshje më shumë të luajtur.


Ndërkohë, në Ligën e Kampionëve - Arsenali vazhdon të jetë i pamposhtur dhe po përgatitet për gjysmëfinalen ndaj Atletico Madrid, me ndeshjen e parë që zhvillohet në Spanjë.

Megjithatë, Neville mendon se skuadra e Mikel Artetës ka më shumë gjasa të triumfojë në kampionat sesa në kompeticionin më të madh evropian.

“Shumë prej këtyre lojtarëve nuk dinë si fitohet Liga e Kampionëve, por në garën për titull kanë qenë kaq afër dhe do të jenë të dëshpëruar të mos dështojnë sërish”.

“Ka ekipe më të mira se ata në Ligën e Kampionëve dhe është garë me eliminim. Ata kanë tre ndeshje të mbetura aty dhe katër në ligë, mund të thuash se është e mundur t’i fitosh të dyja, por unë nuk i shoh duke kaluar Atletico Madridin dhe ekipet e tjera në gjysmëfinale. Ndërsa në ligë i shoh me më shumë shanse”.

Arsenali do të tentojë të mbajë ritmin në kampionat dhe njëkohësisht të vazhdojë rrugëtimin evropian, por sipas Neville, objektivi më realist mbetet titulli në Angli./Telegrafi/

telegrafi sport app