LAJMI I FUNDIT:

Ka bërë 85 shkelje të rregullave të trafikut, do të paguajë 14 mijë euro – “rekordmeni i ri” i gjobave të vozitjes vjen nga Gjermania

Ka bërë 85 shkelje të rregullave të trafikut, do të paguajë 14 mijë euro – “rekordmeni i ri” i gjobave të vozitjes vjen nga Gjermania

Ndonëse nuk mund të thuhet me siguri, një e dhënë që vjen nga Gjermania flet për një nga shoferët me shkelje trafiku – nëse jo me më së shumti – në botë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për historinë e “rekordmenit” që vjen nga Gjermania.

Përkatësisht, zyra e komunikacionit nga Flensburgu i Gjermanisë – në regjistrin e gjobave, ka regjistruar edhe një shofer nga Mynihu i cili është dënuar me 100 pikë për shpejtësi të kufizuar dhe për këtë duhet të paguajë 14.000 euro.

Ai mësohet se është përgjegjës për 85 shkelje të trafikut, pikërisht për shkak të shpejtësisë.

Madje, pothuajse çdo herë që kapej duke ecur me shpejtësi, ai voziste mbi 100 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, raporton policia.

Policia njoftoi gjithashtu se ka prova të qarta për çdo shkelje rrugore për të cilën akuzohet ky 26-vjeçar. /Telegrafi/