Ka bazë solide për bashkëpunim ekonomik intensiv mes Maqedonisë dhe BeH-së
Marrëdhëniet politike mes Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës janë të shkëlqyera, por mungon bashkëpunimi më intensiv ekonomik në të cilën duhet të punohet në periudhën e ardhshme, vlerësuan presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe kryesuesi me Presidencën e Bosnjë e Hercegovinës Mladen Ivaniq të cilët sot mbajtën fjalim në forumin e biznesit në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të dy theksuan se ekziston bazë solide për intensifikim të bashkëpunimit ekonomik dhe shprehën gatishmërinë për krijimin e kornizës juridike me qëllim të rritjes të këmbimit tregtar mes të dy shteteve.
Sipas presidentit Ivanov, të dhënat statistikore të cilat tregojnë se Bosnja e Hercegovina ka madje 20 partnerë tregtar në Maqedoni, ndërsa këmbimi tregtar në vitin 2016 ka arritur 155,7 milionë dollarë, nuk korrespondojnë me nivelin e lartë të marrëdhënieve politike, kulturore dhe shoqërore që ekzistojnë mes të dy shteteve, njofton AIM.
Ai shtoi se ka bazë solide për avancimin e bashkëpunimit ekonomik, gjegjësisht të dy shtetet i kanë parakushtet themelore siç është besimi i ndërsjellë, markat e njohura dhe të pranueshme, si dhe tregje të hapura dhe miqësore.
Në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ekonomik, Ivaniq shfaqi shpresën se së shpejti do të arrijnë të mundësojnë udhëtim nga njëri shtet në shtetin tjetër me letërnjoftim, hapjen e linjës së drejtpërdrejtë ajrore mes Shkupit dhe Sarajevës dhe qasje të përbashkët në tregjet e treta të kompanive të Maqedonisë dhe kompanive nga Bosnja.
Në periudhën e ardhshme pritet të dy vendet të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ekonomik dhe marrëveshje për bashkëpunim mes odave ekonomike. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!