LAJMI I FUNDIT:

I ka 1.914 kuaj fuqi dhe lëviz me shpejtësinë maksimale prej 412 kilometra në orë, Rimac prezanton veturën sportive C Two

I ka 1.914 kuaj fuqi dhe lëviz me shpejtësinë maksimale prej 412 kilometra në orë, Rimac prezanton veturën sportive C Two

Kjo veturë ka 1.914 kuaj-fuqi dhe shpejtësinë maksimale e ka të programuar në 412 kilometra në orë.

Shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 1.85 sekonda, e çmimi i saj kap vlerën e 1.7 milion euro, transmeton Telegrafi.


Bëhet fjalë për Rimac C2 që i ofron blerësve shpejtësi dhe fuqi marramendëse.

Është një veturë e nivelit të katërt autonom, që përdor teknologjinë më bashkëkohore të vendosur në veturën që peshon vetëm 1.950 kilogramë.

C2 deri më tani ka arritur të lë pas konkurrentë të shumtë në kategorinë e veturave të shpejta siç është Ferrari LaFerrari, Bugatti Veyron dhe Porsche 918 Spyder.

Kjo veturë pritet të prezantohet sot dhe deri më tani ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave botërore, të cilat nga mëngjesi janë “stacionuar” para selisë ku do të bëhet prezantimi. /Telegrafi/